"Vëzhguesit": Të mblidhet KQZ
Nishanit: Cakto datën e zgjedhjeve

"Vëzhguesit": Të mblidhet KQZ <br />Nishanit: Cakto datën e zgjedhjeve
TIRANE - Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) kërkon mbledhjen sa më parë të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për të përmbushur standardet e procesit të zgjedhjeve të ardhshme Parlamentare. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, KVV i bën thirrje presidentit të Republikës Bujar Nishani që të dekretojë sa më parë datën e zgjedhjeve.

KVV sqaron më tej se, pavarësisht se limiti për këtë procedurë është deri më 7 dhjetor 2012, “dekretimi sa më parë i datës së zgjedhjeve do të sigurojë kohë të mjaftueshme në dispozicion të institucioneve përkatëse për nisjen e një sërë procesesh të rëndësishme të ndërtimit të infrastrukturës zgjedhore si: përgatitja e listës së zgjedhësve, caktimi dhe shpërndarja e Qendrave të Votimit (neni 62/5), miratimi i anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, etj.”

Ndërkaq, Koalicioni thekson gjithashtu se duhet të merren masa për realizimin e teknologjisë së re informative në Zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2013. Sipas Koalicionit Të Vëzhguesve Vendorë, kjo procedurë duhej të kishte filluar jo më vonë se në datën 1 tetor 2012.

“Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) duke vlerësuar zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe duke iu uruar sukses në përmbushjen e detyrës së tyre, iu bën thirrje që të mblidhen sa më parë për t’i paraprirë në kohë detyrimeve dhe afateve që parashikon ligji zgjedhor.”, lexohet në deklaratën për shtyp të koalicionit.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit