"Zogu i Tiranës", nga homofobia te
gjinia femërore, ja si e gjeta veten

"Zogu i Tiranës", nga homofobia te<br />gjinia femërore, ja si e gjeta veten
Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si Zogu, nofkë e vendosur nga mentori i tij Aldon Lipe, shfaq një tjetër anë artistike. Ai sjell këtë fundjavë librin “Magjia Femërore”, një libër që iu dedikohet femrave (këngëtareve, pedagogeve, moderatoreve, juristeve, redaktoreve, stilisteve, modeleve) atyre që me zërin e tyre magjik, me modelin ndryshe të moderimit, me mënyrën elokuente të shpjegimit, me mënyrën delikate të sjelljes, me elegancën e paraqitjes,me artikulimin perfekt të shqipes, janë bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë së jetës sonë. 

Njohuria që shfaq çdo mëngjes në “Aldo Morning Shoë” për seksin e kundërt, duket se bënë që Zogu mos t’i mbajë për vete eksperiencat e tij me femrat, por t’i përjetësojë ato në print. Kopertina mbetet qershia mbi tortë! Moderatorja e ëmbël Rudina Magjistari është përzgjedhur nga Zogu Tiranës, të jetë fytyra prezantuese e librit të tij të parë, që pritet të promovohet të shtunën. 

“Magjia Femërore”, është libri i cili këtë fundjavë do të vijë në çdo librari. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Hermesi ka rrëfyer këto e shumë më shumë.

Çfarë do të ketë lexuesi në dorë? 

Lexuesi do të ketë një libër i cili është vetëm për femrat, pra ka në fokus femrat e suksesshme, personazhe elitë nga fusha të ndryshme. Bëhet fjale për 15 personazhe, ku unë do të veçoj tre prej tyre: Prezantuesja Rudina Magjistari, gjuhëtarja Kristina Jorgaqi dhe këngëtarja Valbona Halili. 

Pse pikërisht një libër për femrat, nga se je ndikuar?

Ky libër me intervista i dedikohet femrave (këngëtareve, pedagogeve, moderatoreve, juristeve, producenteve, modeleve) atyre që me zërin e tyre magjik, me modelin ndryshe të moderimit, me mënyrën elokuente të shpjegimit, me mënyrën delikate të sjelljes, me elegancën e paraqitjes, me artikulimin perfekt të shqipes, janë bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë së jetës sonë.

Të shkruash për femrat ikonë në çdo fushë nuk është aspak e lehtë. Si ndiheni mes këtyre rrëfimeve?

Ndihem shumë mirë dhe i vlerësuar për punën time. “Zogu i Tiranës”, jeni ndër të paktit prezantues që keni folur për homofobinë...? Po, është e vërtetë, pasi tani jemi në 2015-n dhe nuk duhet të ketë paragjykime.

Si po shkon jeta juaj private?

Shkon shumë mirë, në krah të partneres time, Angela. 

Hermes, jeni përfolur edhe për prirje homoseksuale, ndërsa vetëm pak kohë më parë prezantuat të dashurën. Edhe pse lidhja juaj shkaktoi shumë debat në media. A e forcoi kjo më shumë marrëdhënien tuaj?

Po, natyrisht dhe para pak ditësh festuam një vjetorin e kurorëzimit të lidhjes tonë.

Si je njohur me Angelën?

Di të them që ishte një dashuri me shikim të parë. Ne u njohëm nga një mikeshë e jona e përbashkët.

Çfarë të bëri për vete tek ajo?

Angela më tërhoqi me thjeshtësinë e saj, më pas gjërat erdhën krejt natyrshëm. Çiltërsia e saj më bëri për vete. Ajo është e thjeshtë, bujare, e sinqertë dhe e përkushtuar në gjithçka.

Publikimi i librit tuaj të parë, ju bën akoma dhe më të suksesshëm për ekranin shqiptar. Cilët janë projektet tuaja në vazhdim?

Synimi i radhës është përfundimi me sukses i studimeve te larta master. Unë së shpejti diplomohem për gjuhësi-gazetari, ku edhe kompletohem
juridikisht.

Dukesh person që kujdesesh shumë për pamjen tënde. Na trego cilët janë disa nga ritualet e tua të bukurisë?

Kujdesem shumë për veten, që nga dieta ime e përhershme, mosabuzimi kurrë me ushqimin apo pijet alkoolike, përditshmëria me palestrën dhe ecjen. Këto janë ritualet e mia dhe kryesoret për të patur një fizik në formë.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

7/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë