I dënuar me 25 vite burg për vrasje, i bëhet atentat 60-vjeçarit në Mamurras, djali i tij bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenëve në Laç! Qëllohet me 3 plumba pas varrimit të së motrës

Qëllohet me 3 plumba 60 vjeçari Myslim Lika në Mamurras, i cili është dërguar te spitali i Traumës. 60 vjeçari është babai i Ilir Likajt (Xhepaj) i cili është bashkëpunëtori i Eduart Lamaj, ky i fundit akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit për vrasjen e dy biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Myslim Lika po kthehej nga varrimi i së motrës kur iu bë atentati, e cila ishte vetëvrarë. Rethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, ndërsa policia hetimet i ka fokusuar mbi veprimtaritë e vetë 60 vjeçarit, i cili nuk është një person i panjohur në botën e krimit, pasi ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Konkretisht në vitin 2000, në muajin prill, Lika ka qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi Gëzim Çelikun bashkëpronari i firmës “Friul Alba” dhe admnistratorin Italian Luciano Bortolusi. Gëzim Çeliku ka mbetur i vdekur në vend ndërsa Bortolusi u plagos. 

Për ngjarjen e sotme, policia e Kurbinit thotë se po krehin zonën dhe ka ngritur pika kontrolli. 

"Rreth orës 13:25, në Mamurras,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi M.L.,60 vjeç,banues në fshatin Gjorëm,Kurbin i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa djali i tij Ilir Xhepaj (Lika) përveçse është bashkëpunëtori i Eduart Lamaj në vrasjen e dy biznesmeneve  Gjergji dhe Lika, rezulton të ketë bërë dhe një plagosje tjetër. Rezulton se në 15 maj 2020, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 33-vjeçarit Zef Marku, por pa mundur ta ekzekutojë atë.

Kujtojmë se prokuroria dje ka mbyllur hetimet për vrasjen e dy biznesmenëve. Nën akuzë janë 6 persona persona, për vrasje në rrethana cilësuese, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim, ndërsa në detyrim paraqitje janë 2 mjekë. Në pranga kanë rënë Ilir Xhepaj e Eduart Lamaj, në kërkim Klaudio Perkola e Elson Alija, kurse në detyrim paraqitje janë lënë mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku. Mjekët Lama dhe Marku mjekuan Eduart Lamajn në një spital privat.

1611843266_xhepaj.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
Iu bë atentat/ Myslim Lika ka qenë i dënuar me 25 vite burg! Vrau bashkëpronarin e një firme dhe plagosi admnistratorin Italian

Myslim Lika, 60-vjeçari të cilit iu bë atentat mesditën e sotme, nuk është një person i panjohur në botën e krimit. Lika ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Konkretisht në vitin 2000, në muajin prill, Lika ka qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi Gëzim Çelikun bashkëpronari i firmës “Friul Alba” dhe admnistratorin Italian Luciano Bortolusi. Gëzim Çeliku ka mbetur i vdekur në vend ndërsa Bortolusi është plagosur.

Ora 15:05
Iu bë atentat/ Myslim Lika me precedentë penalë, sapo kishte dalë nga burgu, i biri i përfshirë në vrasje dhe plagosje

Myslim Lika i qëlluar me 3 plumba në Mamurras rezulton të jetë një person më precedentë penalë, madje sapo kishte dalë nga burgu.

Ndërsa djali i tij Ilir Xhepaj (Lika) i cili është bashkëpunëtori i Eduart Lamaj në vrasjen e dy biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, perveç përfshirjes në krimin e dyfishtë rezulton të ketë bërë dhe një plagosje ne Laç.

Rezulton se në 15 maj 2020, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 33-vjeçarit Zef Marku, por pa mundur ta ekzekutojë atë.

Ora 14:45
Iu bë atentat me 3 plumba, babai i Ilir Likës po kthehej nga varrimi i motrës së tij

1611841767_1609340887xhepaj.jpg

60 vjeçari Myslim Lika po kthehej nga varrimi i së motrës kur iu bë atentat dhe u plagos me 3 plumba.

Ai është babai i Ilir Likës, bashkëpunëtor në vrasjen e Paulin Gjergjit e Bujar Likës në maj 2020.

Ora 14:35
Iu bë atentat në Mamurras, 60 vjeçari është babai i një prej bashkëpunëtorëve në vrasjen e biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika

60 vjeçari Myslim Lika i cili është qëlluar ditën e sotme në Mamurras është babai i Ilir Lika (Xhepaj) i cili është bashkëpunëtori i Eduart Lamaj, ky i fundit akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit për vrasjen e dy biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 28/01/2021 16:46

    Gjynah qe nuk e vrane pisin se familje pisash jane vk legenave po do zoti heren tjeter ne shenje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë