Qëllonin me armë zjarri në ajër/ Policia vë në pranga katër persona, një prej tyre i dënuar për mashtrim

Qëllonin me armë zjarri në ajër/ Policia vë në pranga katër persona, një prej tyre i dënuar për mashtrim

Arma e sekuestruar

Katër shtetas janë vënë në prangat e policisë pasi u kapën në flangrancë teksa qëllonin me armë në ajër, në vendin e njohur si "Mali i Moravës".

Pas marrjes paraprak të kët informacioni policia ka shkuar në zonë ku ka arrestuar edhe katër perosnat. Në momentin e parë shtetasit kanë tentuar të largohen duke hedhur nga dora pistoletën dhe kutinë e fishekëve. Gajtë kontrollit njëri prej shtetasve iu gjetën 2 doza kokainë.

Ndërkohë që një prej shtetasve të arrestuar ishte dënuar edhe më herët nga Gykata e Shkallës së Parë Pogradec për mashtrim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Bashkëpunimi me komunitetin, vë në pranga 4 shtetas për veprat penale "Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim për "Mashtrim".

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, personave në kërkim, si edhe falë bashkëpunimit me komunitetin shërbimet e Policisë Korçë, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•  K.G., 31 vjeç,

•  Dh.Sh., 31 vjeç,

•  E.L., 34 vjeç dhe

•  M.L., 30 vjeç, banues në Korçë.

Pas marrjes të një informacioni se në vendin e quajtur "Mali i Moravës", disa persona po qëllojnë në ajër me armë zjarri, janë organizuar forca të shumta policie, për të bërë verifikimin e duhur ku në vendin e raportuar, kanë konstatuar 4 shtetasit e mësipërm, të cilët pasi kanë parë se drejt tyre po afroheshin shërbimet e Policisë, konkretisht shtetasi Dh.Sh., ka hedhur nga dora një armë zjarri tip pistoletë, ndërsa shtetasi K.G., një kuti me fishekë luftarak.

Gjatë kontrollit trupor të tyre shtetasit E.L., iu gjetën në xhepin e xhupit 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu ndaj shtetasit K.G., Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Mashtrimi".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 krëhër me 3 copë fishekë, 44 copë fishekë luftarak, 2 gëzhoja dhe 2 doza lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 09/03/2019 23:22

    Ti dërrmojnë!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës