Teksa banorët e Vlorës prej katër ditësh kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjete sociale u shpreh se premtimi i Edi Ramës për “Ujë 24 orë” në vitin 2013 ka mbetur i paralizuar.
Pas 12 vitesh, sipas saj, korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë lënë shqiptarët mes më të varfërve në Europë, ndërkohë që qytetarët ende nuk kanë furnizim të rregullt me ujë.
Xhixho e cilësoi këtë situatë si “pasaportën europiane të rilindjes”, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe ndryshim të qartë në drejtimin e vendit.
“Ujë 24 orë premtonte Edi Rama në 2013-n. Pas 12 vitesh korrupsion e vjedhje, që i ka lënë shqiptarët më të varfrit në Europë, ata ende nuk kanë ujë 24 orë. Kjo është pasaporta europiane e rilindjes”, shkroi Xhixho.
Lajmi kryesor:
‘Po na zë kolera’, vlonjatët 4 ditë pa ujë! Tensione para Bashkisë, letra higjienike e vezë policëve








