Për shkak të ndërprerjes së plotë të furnizimit me ujë të pijshëm prej 3 ditësh, qytetarë të Vlorës po mbushin ujë me bidonë te Uji i Ftohtë.
Ndërkohë, anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë dhe protestues të tjerë të revoltuar kanë prishur mbrëmjen gala të organizuar nga Bashkia në teatrin e qytetit me rastin e festave të fundviti.
Ka qenë një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit ka ndërprerë furnizimin. Konkretisht, defekti ka ndodhur në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, çka ka bërë që Vlora të mbetet pa ujë. Kjo linjë është një investim i vitit 2009-2010. Po vijon puna nga ana e autoriteteve për të rregulluar avarinë, gjë për të cilën janë bërë 2 prova, por të dyja kanë rezultuar të pasuksesshme. Sipas inxhinierëve, specifikë e këtij tubi nuk gjendet në Shqipëri, por janë bërë porosi nga Greqia dhe nga Turqia
Protestuesit kanë hyrë me forcë në ambientet e teatrit ku punonjës të Bashkisë Vlorë shijonin mbrëmjen gala, me shishe dhe bidona uji bosh, si simbol i protestës për problem jetik që kanë thuajse çdo ditë.
Nëndrejtori për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Shpëtim Hasanaliaj, u bëri thirrje protestuesve të lirojnë menjëherë sallën ku po mbahej eventi.
Për shkak të ndërprerjes së plotë të furnizimit me ujë të pijshëm prej 3 ditësh, qytetarë të Vlorës po mbushin ujë me bidonë te Uji i Ftohtë.
Komente










Cfare papergjegjshmerie! 3-4 dite pa uje nje qytet i tere, kryetarja ben mbremje gala!! Skandal i permasave epike!
PërgjigjuBjeruni derrave e dosave parasite
PërgjigjuAto bidonat ne rradhe, na kujtuan rradhet e bidonave ne kohen e Xhaxhit.
PërgjigjuLe te plasë festa , te lagemi me shampanj! Nuk ka si shanpanja dhe festa , muzika! Hajde laguni me shampanje sikur ajo muzika
PërgjigjuNe vend te ujit te pini veren 3mij euroshre te sulltanit or teeeejjjjj
PërgjigjuAty duhet te ishte e gjithe Vlora, turp per ata qe rrinë kafeneve. TURP
PërgjigjuNje qytet si vlora 4 dite pa uje nderkohe qe drejtuesit bejne feste fundiviti eshte cmenduri. Tu vij turp
PërgjigjuBravo Vlora!
PërgjigjuTè indinjohesh nga njè papèrgjegjshmèri e tillè,,NUK MJAFTON MÈ. Vlora nuk ka ujè. Çfarè bèn bashkia e Vlorès? Po,,atè qè duhet tè bèjè,,,,,,JO MO JO,,,ORGANIZON NJÈ GALA. Çfarè janè kèta njerèz? Kush i kupton mè kèta? FSHATI DIGJET,,,,,GALA VAZHDON. Tè vjen turp tè jesh qytetar i njè vèndi qè ka "drejtues" tè tillè.!!!
PërgjigjuBravo Vlora, ju lumtë vlonjatëve.
PërgjigjuCa feste doni ju mor
PërgjigjuBravo u qoftë!!!! Vlora s'ka ujë, këta bëjmë thiatro!! O popull çohu!!!
Përgjigju