Kosova nderon viktimat nga masakra në Serbi, Arbenita Ismajli reagon e revoltuar: Turp edhe kjo ju ka mbetur

Kosova nderon viktimat nga masakra në Serbi, Arbenita Ismajli reagon e revoltuar: Turp edhe kjo ju ka mbetur

Arbenita Ismajli

Serbia është tronditur së fundmi nga dy masakra të njëpasnjëshme, ku mbetën të vrarë 7 persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën, e në këto ditë të vështira shumë vende e në mesin e tyre edhe Kosova  kanë shprehur ngushëllime dhe i janë bashkuar dhimbjes së Serbisë.

Serbia është tronditur pak ditë më parë nga dy masakra të njëpasnjëshme të cilat ndodhën brenda 48 orëve.Fillimisht një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojen e sigurisë në shkollën e tij dhe pa kaluar shumw kohw nga kjo ngjarje, një 21-vjeçar ekzekutoi 8 persona me ndihmën e një bashkëpunëtori.Gjithsej u vranë 17 persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.

Për këtë ngjarje të rëndë përfaqësuesit e shteteve të ndryshme kanë shprehur ngushëllimet dhe keqardhjen e tyre për jetët e humbura, e mes këtyre shteteve edhe Kosova ka mbajtur qëndrimin e  saj duke iu bashkuar popullit serb në dhimbjen për jetët e shuara.

Madje qytetarët u solidarizuan në Prishtinë dhe ndezën qirinj për viktimat por për këtë modelja e njohur  shqiptare, Arbenita Ismaili, ka reaguar ashpër duke e quajtur si një akt të turpshëm nga ana  e qeverisë dhe të atyre që kanë harruar vuajtjet që ky populli i ka shkaktuar Kosovës.

Ajo ka ndarë në profilin e saj në Instagram një shkrim, që tregonte se në Prishtinë ishin ndezur qirinj për të përkujtuar të vrarët. Teksa poston foto të vuajtjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia, Arbenita shkruan se sjellja e tyre është për të ardhur turp.

Mesa duket modelja nuk ul gjakrat me shtetin serb, as në një moment të tillë të vështirë të atij shteti që po përballet me humbjen e 17 personave, kryesisht të rinjve e të miturve.

“Marre, marre, marre. E keni kënaq popullin tonë, gratë shqiptare, edukimin e fëmijëve shqiptarë dhe edhe kjo iu ka mbet”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se ky gjest i qytetarëve të Kosovës është vlerësuar dhe është parë si tolerancë mes popujve.Arbenita ka vijuar më tej duke postuar edhe disa fotografi të tjera nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës në vitet 1997-1999, kur forcat serbe i shpërngulën me dhunë.

29/5
M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/05/2023 04:38

    /Marre,marre/,moj Arbenita,mbete ballkanase e pakorigjueshme.Prandaj intoleranca ballkanike ka fituar gjithemone mbi logjiken duke shkaktuar kaq shume mjerim,gjak e luftera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

GJKKO liroi Berishën, avokati Gjokutaj: Del që sot nga 'arresti shtëpiak'! SPAK të bëjë ç'të dojë, i ka hipur kalit së prapthi

GJKKO liroi Berishën, avokati Gjokutaj: Del që sot nga 'arresti shtëpiak'! SPAK të bëjë ç'të dojë, i ka hipur kalit së prapthi