Një protestues i ardhur nga diaspora, tha se shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit, ndodhen përkrah protestuesve. Ai tha se njëkohësisht po zhvillohen dy revolucione, një me pushkë e një me penë. Të fundit janë shqiptarët e diasporës që mbështesin tubimin nga larg.

“Aq veta sa jeni këtu, as grupe në diasporë ka që punojnë përkrah jush me letra me ankimime, me kallëzime. Është mesazh mbështetës. Gjithmonë ka pasur 2 revolucione njëkohësisht, një me pushkë e një me penë. Ju jeni këtu me pushkë, diaspora është pas jush me penë. I bëj thirrje të gjithë akademikëve të ndajnë mendimet e tyre dhe t’i bashkohen këtij revolucioni”, tha protestuesi.


Lajmi kryesor:

41 ditë rezistencë te kryeministria, nesër lajmërohet protestë mbarë kombëtare! Thirrje për të bojkotuar koncertin e Kanye West