TIRANE - Kreu i Inspektoratit Ndërtimorë Urbanistik të Tiranës, Florenc Hoxha është kallëzuar një ditë më parë në Policinë e kryeqytetit pasi ka goditur me grusht një qytetar. Sipas policisë kallëzimi është bërë nga vetë qytetari i cili ka deponuar se në mesditë Hoxha e ka goditur me grushte në ambientet e lokalit të tij, i cili ndodhet në rrugën “Xhorxh Bush” përballë parlamentit.
Ndërsa vetë Hoxha i kontaktuar nga A1Report mohon të ketë goditur qytetarin. Hoxha tha se personi në fjalë është i kallëzuar për ndërtim pa leje, ndërsa çështjen do ta zgjidhë gjykata.
Pas kallëzimi materialet sipas policisë i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa Hoxha rezulton të jetë i pandehur nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” pasi ndaj tij ka tashmë një proces gjyqësor.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com