Qytetari lezhjan hap dyert e shtëpisë për të ikurit nga lufta e Ukrainës: Të mirëpritur, strehim dhe ushqim falas

Qytetari lezhjan hap dyert e shtëpisë për të ikurit nga lufta e Ukrainës: Të mirëpritur, strehim dhe ushqim falas

Refugjatë ukrainas

Ne nuk jemi në gjendje të ndalojmë luftën, por jemi në gjendje të zbusim dhimbjen! Qytetari nga Lezha Gjergj Kadeli ka reaguar në lidhje me ukrainasit që janë larguar nga vendi në këto ditë lufte! Ne një status në rrjetin e tij social Facebook ai thotë se ofron banesën e tij nëse në Shqipëri do të vendosin të vijnë shtetas Ukrainas që po largohen nga lufta me pushtuesin rus.

“Ne nuk jemi ne gjendje te ndalojmë luftën, por jemi ne gjendje te zbusim dhimbjen! Nëse Shqipëria do pranoje të ikurit nga lufta, unë do jap kontributin tim modest duke ju ofruar shtëpinë time dhe ushqim për një familje Ukrainase për aq kohe sa të jetë e nevojshme. Mendoj se secili nga ne duhet te japi kontributin e tij në këto momente te vështira për popullin e Ukrainës ne përballje me një agresor të pa logjikë! I’Love”, ka shkruar ai.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse