Qytetari: Liruat Lul Berishën, Rama:
Po të merr SHQUP-i për budalla

Qytetari: Liruat Lul Berishën, Rama:<br />Po të merr SHQUP-i për budalla
Qytetarët ngacmojnë kryeministrin Edi Rama në Facebook për lirimin nga burgu të ish-kreut të "Bandës së Durrësit", Lulzim Berisha. Një prej komentuesve i shkruan kreut të qeverisë duke i kërkuar të mos bëjë shou, pasi sipas tij kapo i bandës u nxor nga burgu me ceremoni dhe po  e presin si hero.
 
"Dëshira për ta bërë këtë vende duhet të jete reale dhe jo duke bërë shoë, ku e ke lulzim berishen një vrasës që e nxjerrin nga burgu me ceremoni dhe e presin si hero,dhe tjetrin në sarandë që i çoni policin si kofini pas të vjelit. Kështu nuk të futë njëri as në Afganistan dhe jo me në Europë, duhet të presim dhe shumë", shkruan qytetari me emrin Genti Genti.
 
E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryeministrit Edi Rama i cili thotë se ishte gjykata ajo që e liroi Lulëzim Berishën. Rama i quan shpifje akuzat në drejtim të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, ndërsa i kujton qytetarit (komentuesit) se po e merr SHQUP-i (PD-ja) për budalla.   
 
"Genti Genti, Lulezim Berishen e nxorren nga burgu gjykatesit dhe Lulezim Bashes qe te tregon ty perralla me gogolin e qeverise, thuaji si ka mundesi qe e mban bllokuar vetingun per ata gjykates dhe nuk e hap hiç gojen kunder tyre, po shpif per kryetarin e bashkise se Durresit sikur e ka fajin ai qe doli Lulzimi tjeter nga burgu?! Keshtu qe nese e do aq shume Shqupin sa te te marrin per budalla eshte e drejta jote, po nese s'do qe te te marrin per budalla atehere kuptoje qe fajin e kane gjykatesit jo gogoli", shkruan kryeministri. 

rama ne fb
(Replikat e Ramës me qytetarët në Facebook)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Buna me të ëmën, motrën e vëllain/ Policia për 9-vjeçaren: Nuk ka shenja dhune

Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Buna me të ëmën, motrën e vëllain/ Policia për 9-vjeçaren: Nuk ka shenja dhune