Një protestues ka bërë thirrje për qeveri teknike nga protesta para Kryeministrisë. Mesazhin e kishte kundër të gjithë klasës politike, ndërsa përveç thirrjes për dorëheqjen e Ramës, i kërkoi edhe Sali Berishës që të largohet nga drejtimi i opozitës. Ai i bëri SPAK që të hetojë dosjet e masakrës së 21 janarit e Gërdecit.

“Kasta e korruptuar politike e kuptoi se i ka ardhur fundi, Zvërneci u çlirua dhe zëri i popullit u çlirua, ka ardhur koha që lëvizjen tonë ta çojmë në shkallë tjetër kam krijuar këtë manifest. I bëjmë thirrje SPAK të hetojë Ramën për çdo ndikim politik, ekonomik apo administrativ mbi përdorimin e pasurive publike. Veprimet dhe deklaratat e këtij njeriu janë të Esat Pashës.

Duhet të hetohen Berisha dhe familje tij, të hapjen dosjet për non gratën nga SHBA, partneri jonë më i madh strategjik. Ky uzurpator ish-sekretar partie, non grata duhet të lerë postin e opozitës. Opozita është këtu. ‘Shqipëria nuk është e shqiptarëve’ sepse ‘shtëpia e shqiptarëve është zotit dhe e miku’, tha kryepalaçoja dje. Si guxon ky? Ai ju thërret juve delirantë. Saliu nga ana tjetër thotë të qajmë ne Sazanin, unë them që Rama dhe Saliu të qajnë lirinë. Largimi i tyre është i panegociueshëm. Populli të bojkotojë selitë e PS dhe PD, të ashtuquajturës opozitë që është bashkëpunëtore me të. Populli duhet të protestojë para selive të tyre dhe SPAK, që të ndiqen penalisht ndryshe populli shqiptar do e shohë drejtësinë palë me krimin. Sovrani të kërkojë qeveri teknike tranzitore të votuar nga populli. Ministrat duhet të jenë ajka e popullit shqiptar.

Ti japë mbështetje të plotë SPAK dhe BKH në hetimin e tyre, të hapjen dosjet e 21 janarit gërdecit, sterilizimit dhe të gjithë grabitjet që kanë bërë. Kjo qeveri (teknikja) të zbatojë nenin 8 të kushtetutës shqiptare, të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, të ngrejë ministrinë e diasporës, të krijojë kartën për shqiptarët kudo që ndodhën. Kjo qeveri teknike duhet të ushqehet nga dashuria për atdheun. Shqipëria e shqiptarëve, Shqipëria e shqiptarëve”, tha ai.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- ‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët