DURRËS - Burri që shikoni në foto është 47-vjeçari nga Durrësit Shpëtim Luzi. Nga ambientet e spitalit të Durrësit, ai ka lëshuar akuza ndaj policisë se është dhunuar në ambientet e komisariatit dhe i duke i thyer këmbën në tre pjesë.

Ai ka dhënë detaje të atij momenti, kur sipas tij, tre persona i kanë dhënë dru duke e lënë me fraktura. Mirëpo, të kontaktuar nga Shqiptarja.com, policia e Durrësit, jep versionin mbi ngjarjen, duke mohuar në mënyrë kategorike të jetë dhunuar në ambientet e policisë, pasi personi që i akuzon ka qenë në gjendje aq të dehur, se nuk ishte në gjendje të tregonte as emrin e tij.

Policia sqaron se e kanë dërguar vetë në spital dhe e kanë rikthyer në komisariat, pasi personi që kishte pirë me të dhe ishin zënë në lokal, e akuzonte se i kishte rrëmbyer vajzën dhe ia kishte dërguar për në Itali. Policia e Durrësit tregon se akuzuesi i tyre, ka mundur ta thotë emrin e tij, vetëm në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Policia
“Morën një telefonatë se në një lokal tre kishte konflikt fizik mes tre personave. Nisëm patrullën më të afërt dhe bëhet shoqërimi i tre personave të përfshirë në dhunë ndaj njëri- tjetrit. Që të tre ishin të pirë, por A.M dhe J.Gj, kishin vetëdije, ndërsa personi i tretë, ishte në gjendje tejet të rënduar nga alkooli. Por gjatë futjes në komisariat, shikohet se ai çalonte dhe menjëherë është bërë shoqërimi i tij në spital. A.M, i cili rezultoi të ishte edhe personi që na telefonoi, bëri kallëzim pranë nesh, se kishte hyrë në sherr me atë person, se i kishte rrëmbyer vajzën dhe ia kishte dërguar në Itali. A.M dhe J.Gj u mbajtën në polici, ndërsa i dehuri, rreth orës 5 të mëngjesit tregoi se quhej Shpëtim Luzi. E rikthyem në komisariat pasi akuza që i bënte shoku i tij, ishte e rëndë. Nisem verifikimet e menjëhershme për rrëmbimin e vajzës së A.M, ku sqaruam të gjitha faktet, ku për pasojë, i akuzuari i tij, rezultonte të ishte i papërfshirë fare në historinë e të bijës. Luzi kishte këmbën e dëmtuar pa ardhur në komisariat, pasi ai ishte në gjendje aq të dehur, sa as emrin e tij nuk e mbante mend”, sqaroi policia e Durrësit për gazetën.

Denoncimi
Shpëtim Luzi akuzon policinë e Durrësit se e kanë dhunuar në komisariat derisa i kanë thyer këmbën në tri pjesë. Policia mohon dhunën dhe shpjegon historinë e akuzuesit
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 janar 2015

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)