Qytetarit i hiqet paga invaliditetit
pretendojnë se është i aftë për punë

Qytetarit i hiqet paga invaliditetit<br />pretendojnë se është i aftë për punë
Qytetari Bib Laska nga Rrësheni është invalid, i cili prej 20 vjetësh trajtohet më pagesë invaliditeti, por në vitin 2014 atij i kanë hequr këtë pagesë me pretendimin se është i aftë për punë.
 
Bib Laska vuan nga sëmundja e polemiolitit çka i ka sjellë probleme në lëvizje.
 
Laska thotë se nuk është i aftë të kryjë asnjë llojë pune për shkak të gjendjes shëndetsore, teksa tregon se prej vitesh rendet nëpër insitucione por pa mundur të marrë asnjë përgjigje.

“Nga 2013 e deri më sot nga nuk kam shkuar. Ju drejtova spitalit ushtarak. Më ka shtruar një javë, më ka dhënë fletëdrejtimin, janë bërë rakordimiet dhe komisioni më dha të drejtë. Tani, mjeku i Lezhës e ka çuar për interpretim tek kempi epëror dhe ky i fundit që vendosi që të konsiderohem i aftë për punë të lehta. Unë kërkoj që të më jepet e drejta ime, pse të më pengohet ky invaliditet.”- është shprehur Laska.

Laska kërkon që ti gjendet zgjidhje, pasi në bazë të dokumentacionit që disponon i plotëson të gjitha kriteret për të përfituar pagesen.

Ndërkohë, familja Laska jeton në kushte të vështira ekonomike dhe pa asnjë të ardhur, pasi edhe njërën prej vajzave e ka të sëmurë.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit