Një protestuese që mori fjalën në podium, tha se kishte ardhur nga Franca për t’iu bashkuar protestës. ajo shprehu pakënaqësitë e saj ndaj qeverisë aktuale dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa fjalën e përmbylli duke thënë se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.

“O Shqipëri, tu mbush shtëpia plot, tu kthyen fëmijët. Erdha sot nga Franca, kam 20 vite që e ëndërroj këtë moment. Ju kam ndjekur që nga zgjimi dhe deri kur shkoja në shtat e kur mbyllja sytë dëgjoja vetëm ‘Ramaa jepe dorëheqjenn’. Tu mbush shtëpia plot, jo vetëm nga ne që erdhën, se jeni ju që keni qëndruar këtu 35 vite. sot ju përulem për të gjitha hallet, për të gjitha vështirësitë, për të gjitha momentet që keni menduar se i keni përkulur kurrizin e keni hëngër 1 nga 1 të gjitha paktet që e krimit që ai ka firmosur. Sot po tregoheni se ndoshta i keni ngrënë, por nuk i keni gëlltitur kurrë. Ja ku jemi sot të gjithë bashkë t’ia vjellim në fytyrë të gjitha ato që na ka bërë të hamë. Revolucion. Dua t’i them kryetrarëve të popujve të BE, populli që meriton të futet në Evropë është ky. Ne jemi Evropa, kemi nevojë për ju po aq sa keni ju nevojë për ne. Jemi popull demokrat. Faleminderit që na kthyet në Shqipëri”, tha një protestuese.


Lajmi kryesor:

Qytetarët 20 ditë në protestë/ Kërkohet largimi i dyshes Rama-Berisha! Marshim në Tiranë, ndalesë të Drejtoria e Policisë! Gazetari i Shkëlzenit udhëheq turmën