Qytetet dhe fshatrat ukrainase përballen me një numër rekord sulmesh

Qytetet dhe fshatrat ukrainase përballen me një numër rekord sulmesh

Zjarrfikësit duke shuar zjarrin në një rafineri nafte në Kremençuk

Ukraina tha të mërkurën se 118 qytete dhe fshatra u bombarduan nga Rusia më 31 tetor. Ky është numri më i madh i vendbanimeve që u përball me sulme njëkohësisht këtë vit.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha të mërkurën se sulmet u regjistruan në 11 rajone ukrainase.

Ministria raportoi se një rafineri nafte në Kremençuk, një qytet në rajonin qendror Poltava, ishte cak i Ushtrisë së Rusisë, ku u nevojitën pothuajse 100 zjarrfikës për ta shuar zjarrin. Nuk u raportua për viktima.

Një person u raportua i vrarë dhe një tjetër i plagosur si pasojë e bombardimeve gjatë natës në verilindje të rajonit Harkiv, sipas Ministrisë.

Në rajonin lindor të Donjeckut, një person u raportua i vrarë si pasojë e sulmeve me artileri nga forcat ruse.

Sulme të mëdha me artileri u raportuan edhe në rajonin jugor të Hersonit, ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë si pasojë.

Më 31 tetor, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e mbrojti ritmin e ngadaltë të kundërofensivës ukrainase për ta çliruar territorin e uzurpuar nga Rusia.

Duke folur gjatë një adresimi të përnatshëm, Zelensky tha se bota është e prirë ta presë arritjen e suksesit në mënyrë shumë të shpejtë dhe se pak njerëz besonin se Ukraina do t’i bënte ballë pushtimit rus kur ai filloi në shkurt 2022.

“Gjërat e jashtëzakonshme që po i bën populli ynë, ushtarët tanë, nuk po vlerësohen tani... pavarësisht, ne duhet ta bëjmë pjesën që na takon, ta mbrojmë shtetin tonë dhe pavarësinë e Ukrainës”, tha ai.

Ka pasur përparim të vogël përgjatë vijës së frontit 1.000 kilometra të gjatë në muajt e fundit, megjithëse forcat ukrainase e nisën kundërofensivën në qershor./Rel

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij