Ditën e sotme qyteti i Lezhës ndodhet pa energji elektrike për shkak të defekteve në rrjet si pasojë e amortizimit të rrjetit.

Kjo gjendje vijon prej 7 orësh dhe ende nuk është identifikuar problemi.

Të gjithë specialistët e OSSHE ndodhen në terren për të rinovuar defektet.

Sipas OSSHE ende nuk dihet problemi por po kontrollohen të gjitha fidrat dhe gabinat elektrike për ti rinovuar.

Pas disa orësh në erësirë të plotë në gjysmën e qytetit të Lezhës është rikthyer energjia elektrike.

Punonjësit e OSSHE së bashku me drejtorin Vinçens Tuku ndodhen në terren.

Deklarohet se në një kohë të shkurtër do të rikthehet energjia në gjithë qytetin e Lezhës.

Gjithashtu edhe ne Përmet para disa orësh dy zona çarshova dhe Frasheri mbetën pa energji elektrike për rreth 3 orë, si pasojë e shkëputjes së përcjellësit të fidrit nr7.

Shkaku i këtij defekti ishte aksidental si pasoje e dëmtimit të linjës nga banorët e fshatit, të cilët prene një peme rrapi e cila ra mbi telat e elektrikut.

Ky fibër është 130 km i gjatë dhe arrin deri tek “Tre Urat” në kufi me Greqinë.

Aktualisht ky problem është zgjidhur dhe linja është riparuar.

punimet lezhe

Redaksia Online
A.Dshqiptarja.com