Stuhia e mbrëmshme me erë të fortë dhe shi rrëzoi çatinë e spitalit bashkiak “Elez Selimi” në Pukë. Personeli u detyrua të evakuojë pacientët e shtruar nga Patologjia dhe Pediatria, të cilët u transportuan në spitalin e Shkodrës. Siç shihet në pamjet e Report tv, uji i shiut deportoi në brendesi të dhomave.
Aktualisht pavionet e Patologjisë dhe Pediatrisë janë të mbyllura, ndersa funksionon materniteti dhe kirurgjia. Drejtori i Spitalit, Qazim Arifaj
Tha se godina e spitalit është e siguruar, ndaj nesër do të nisin punimet.
“Ne nisëm drejt Shkodrës rastet më të rënda, ndërsa të tjerët u dërguan në shtëpi dhe do tu jepet shërbim në shtëpi. Është bërë vlerësimi i dëmeve nga shoqëria private e sigurimeve dhe do të nisin punimet. Mendoj se për 2-3 ditë puna do kthehet në normalitet”, tha ai.
Ndërsa në fshatin Lumardh të bashkisë së Fushë-Arrëzit tre banesa rrezikojnë të shemben për shkak të erozionit të tokës. Banoret e zones tregojne se kjo nuk është hera e pare që ka rrëshqitje të dherave ndaj kërkojnë ndërhyrjen e menjehershme të institucioneve.
“Ne duam të bëhet studim gjeologjik për tokën. Shteti të bëjë analizë dhe studim sepse ne jetojmë çdo ditë me frikë. Ka pasur here pas here rreshqitje të dherave. Mund të shkaktohen dhe viktima”, tha Petrit Bicaku, banor.
Era e fortë demtoi çatinë e një banese në fshatin Berishë të Fushë-Arrëzit, ndërsa raportohet për probleme në rrugët rurale dhe mungese energjie në disa zona.
R.D/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Ikën stuhia, Shkodra përfshihet nga dëbora, të gjitha rrugët të kalueshme (VIDEO)
23 Nëntor, 11:55
-
Moti i keq në Shkodër, prurje masive ujërash në tunelin e Gjegjanit! Policia dhe nënkontraktori në terren me 2 fadroma
22 Nëntor, 19:26
-
Moti i keq/ Fshatrat e Shkodrës pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:21
-
Vllaznia pret Teutën, Thomas Brdaric: Durrsakët me përgatitjen më të mirë fizike në kampionat, kemi mungesa
22 Nëntor, 13:44
-
Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e policëve: S’e njohëm personin e 3 nëse ishte Ibrahim Lici! Gjykata i liron nga qelia, pezullohen nga detyra
22 Nëntor, 13:11
-
Moti i keq/ Disa fshatra në Vaun e Dejës pa energji elektrike! Rrëshqitje dherash në rrugët e Fushë-Arrëzit
22 Nëntor, 12:28
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Studimi në Shkodër: Afro 20 për qind e nxënësve bullizohen në shkollë! Shqetësim dhe mungesa e oficerëve të sigurisë
21 Nëntor, 16:16
-
Shkodër-Mali i Zi, sekuestrohen mbi 2 mln euro cash brenda katër ditëve, dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme! 3 persona në pranga (RASTET)
21 Nëntor, 15:17
-
Moti i keq/ Borë në Theth e Vermosh, borëpastrueset në terren! Akset të kalueshme (VIDEO)
21 Nëntor, 09:45
-
E akuzoi se e emëruan bandat, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje
21 Nëntor, 09:32