Qyteti ‘Studenti’ në rikonstruksion, 150 studentë duan strehim! Bashkia: Studentët nuk do lihen jashtë, do strehohen po në QS

Një grup studentësh që banojnë në godinën 14 dhe 4 në 'Qytet Studenti' kanë protestuar për të kundërshtuar urdhrin e drejtorisë së konvikteve për t’i larguar ata godinat  me argumentin se do të nis restaurimi i tyre.

Sipas studentëve Drejtoria e Qytetit Studenti i ka njoftuar se do të mund të qëndrojnë në godinat aktuale deri më 30 nëntor duke i lënë ata në rrugë.

Të kontaktuar nga Report Tv bashkia e Tiranës dhe drejtoria e konvikteve sqaron se asnjë student nuk do të lihet jashtë dhe transferimi i tyre do të kryhet vetëm në momentin që do të jenë gati godinat e reja po në qytet student, kështu që studentët nuk do të preken nga rikonstruksioni i tyre dhe mund të vijojnë normalisht jetesën aty.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu