QZ:Brenda 9 prillit partitë të sjellin propozimet për anëtarë të KZAZ-ve
TIRANË, 6 Prill/ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi të martën datën 9 prill si afatin brenda të cilit partitë politike duhet të sjellin emrat e anëtarëve me të cilët do të përfaqësohen në komisionet zonale të administrimit zgjedhor(KZAZ). KQZ miratoi sot pr/vendimin “Për miratimin e afateve për ngritjen e KZAZ-ve dhe depozitimin e dokumentacionit të […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi të martën datën 9 prill si afatin brenda të cilit partitë politike duhet të sjellin emrat e anëtarëve me të cilët do të përfaqësohen në komisionet zonale të administrimit zgjedhor(KZAZ).
KQZ miratoi sot pr/vendimin "Për miratimin e afateve për ngritjen e KZAZ-ve dhe depozitimin e dokumentacionit të kandidimit në KZAZ dhe KQZ nga grupet nismëtare, për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, si pasojë e ndryshimeve në kodin zgjedhor'.
Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, Skënder Vrioni, gjatë paraqitjes së aktit vuri në dukje vonesat në këtë proces për shkak të miratimit me vonesë nga Kuvendi të ndryshimeve në ligjin zgjedhor, të lidhura ngushtë me reformën e re territoriale.
"Brenda datës 9 prill partitë politike duhet të sjellin propozimet për anëtarë në KZAZ-të; brenda datës 12 prill KQZ duhet të emërojë anëtarët e këtyre komisioneve dhe ngritjen e tyre. Ndërsa 18 prilli do të shënojë afatin final për regjistrimin e komiteteve nismëtare në KZAZ", tha Vrioni.
KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme: a) dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Ndërsa anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare.
Referuar numrit të votave të fituara për këshillat vendorë në shkallë vendi dhe përfaqësimit në Kuvend, partia e parë dhe e dytë e shumicës parlamentare, të cilave u lind e drejta të propozojnë anëtarë në KZAZ për zgjedhjet vendore të qershorit, janë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ndërsa, partia e parë dhe e dytë e opozitës parlamentare, të cilave u lind e drejta të propozojnë anëtarë në KZAZ, janë Partia Demokratike dhe Partia Republikane. Ndërsa, anëtari i shtatë do të përzgjidhet në bazë të shortit që hidhet në KQZ./atsh/
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.1%
-
Jo
18.9%
-
Ndoshta
12%
Vota total: 2533
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote! KQZ miraton numrin e fletëve të votimit
20 Korrik, 13:00
-
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor: KQZ të paraqesë projektvendim të ri për afatet
17 Korrik, 14:55
-
PS padit KQZ në Apel: Të miratojnë menjëherë afatet për zgjedhjet në Himarë
15 Korrik, 09:58
-
Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi nuk tërhiqet: Heqja e mandatit të Belerit, e drejtë! Vendimi i komisionit rregullator nuk pengon procesin
11 Korrik, 14:38
-
Opozita merr shumicën e komisionerëve të KZAZ në Himarë
11 Korrik, 14:00
-
Dekriminalizimi/ KQZ nis verifikimin e kryebashkiakut të PS në Malësisë së Madhe! PD e akuzon Tonin Marinaj për trafik droge në Itali
11 Korrik, 12:35
-
‘Zgjedhorja’ ambasadori i OSBE-së apel: Emigrantët të votojnë! PD-PS pranojnë dështimin e Reformës, fajësojnë njëra-tjetrën
9 Korrik, 10:23
-
Mero Baze: Pse PD është shqetësuar nga zgjedhjet e reja të 4 gushtit
5 Korrik, 21:03
-
Fatura e zgjedhjeve të 2025-ës më 'e kripur' se e 2021! Qeveria planifikon 20 mln euro, por KQZ kërkon 66 mln euro: Për teknologjinë, votim elektronik në 8 bashki
5 Korrik, 14:05
-
U dënua për blerje votash, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryetar i Himarës! Mbrojtja: Ta shkarkonte Rama! Dule: Vijojmë përballjen ligjore
5 Korrik, 10:02
-
Pas kërkesës së PD për verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje! Letër KQZ
4 Korrik, 14:30
-
Fredi Beleri kërkon të jetë në seancë, shtyhet për nesër vendimi i KQZ për mandatin si kryebashkiak i Himarës
4 Korrik, 11:29