Një punëtor ndërtimi në Himarë ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese ku po punonte. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56, në Dhërmi, ku punëtori 40-vjeçar i identifikuar si A.D po punonte në ndërtimin e një objekti. 

40 vjeçari u dërgua fillimisht në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Lajmi në përditësim...