‘Racione të vogla, jo abuzim me ëmbëlsira e alkoolin’, nutricionistët tregojnë 'sekretet' e të ushqyerit për festë! Qytetarët: Preferojmë gjelin e detit dhe bakllavanë

“Nata e ndërrimit të viteve po afron, e tryezat e shqiptarëve mbushen plot me ushqime të llojeve të ndryshme. Një gjë është e sigurtë, gjeli i detit dhe bakllavaja nuk do të mungojnë”.

“Ushqimet tradicionale preferojmë, gjelin e detit, bakllavanë, antipastat”- tregoi një qytetar.

“Përsheshin, gjelin e detit, bakllavanë, ndërsa për pije përdorim pijet pa alkool se na bën dëm për diabetin” – shtoi një tjetër.

“Gjelin e detit me bukë misri, sallatë ruse, tasqebap edhe byrekun me qumësht” ndërsa për pije preferojmë birrën, dhe ndonjë gotë verë”- u shpreh një tjetër qytetar.

Por, përballë ushqimit të bollshëm që përmban tryeza në këtë festë, nutricionistët japin disa këshilla sesi të ushqehemi shëndetshëm dhe pa rënduar organizmin gjatë natës së Vitit të Ri.

“Ajo që do të sugjeroja është që të paktën tek antipastat të preferohen më shumë në bazë të sallatrave, të perimeve të ndryshme dukeqenëse përmbajn shumë fibra edhe ndihmojnë edhe në atë ngopjen. Të konsumojnë pak karbohidrate, dhe jo shumë tek masa 100 gramë për t’i lënë  përparësi proteinës dhe pjatës kryesore le të themi kështu sic është gjeli i detit, peshku, etj, të kombinuara edhe këto me sallatë”- tha nutricionistja Arlinda Garuci.

Por për cilat ushqime duhet të tregojmë më shumë kujdes në konsumimin e tyre?

“ E vërteta është që ne ëmbëlsirat i kemi goxha ipërkalorike përmbajnë shumë yndyrë, shumë sheqer. Kështu që kur them disa, mund të provojmë bakllavanë dhe kadaifin, por në masa të vogla, jo të konsumojmë shumë. Gjithashtu edhe me alkoolin patjetër duhet të kemi kujdes”- shtoi Garuci.

Pavarësisht se të gjitha grupmoshat duhet të tregojnë kujdes ndaj ushqimit nutricionistja Arlinda Garuci tregon se më shumë vigjilentë duhet të jenë personat që vuajnë nga sëmundjet kronike.

“Grupmoshat mund të themi që jemi më shumë sidomos tek pacientët në fakt që vuajn nga sëmundjet kardiovaskulare, apo diabetikët. Ato patjetër që duhet të kenë shumë kujdes me yndyrën dhe sheqerin, gjithashtu edhe personat mbipeshë, apo që vuajn nga obeziteti”- theksoi nutricionistja.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/01/2024 03:32

    Me ben per te qeshur personi qe /rruhet/ nga diabeti duke ngrene persheshin,gjelin,bakllavane,por eviton pijet alkoolike,qe me siguri i zevendeson me leng portokalli qe eshte po aq i rrezikshem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur