Racizmi, një racë e re shqiptarësh që harrojnë

Racizmi, një racë e re shqiptarësh që harrojnë

Anija "Diciotti", 20 refugjatët e së cilës do vijnë në Shqipëri

Në fillim të viteve 90-të, italianët zbuluan papritur, se fqinjët vetëm një orë fluturimi me avion nga Roma, jetonin në një garnizon ushtarak. Më të varfër se vetë varfëria. Shumë shpejt valët e emigracionit shqiptar në Itali dëshmuan për shqiptarë e italianë se bota nuk është bardh e zi.

U zbulua se as Italia nuk ishte vetëm shkëlqimi i Domenica In dhe se as ata që po iknin nga Shqipëria nuk ishin vetëm analfabetë, tutorë, banditë e prostituta. Ashtu siç nisi t’i  shihte menjëherë një pjesë e konsiderueshme e shtypit dhe siç u plazmua imazhi i parë shqiptar tek publiku sipërfaqësor italian.

Por edhe atëherë, kishte zëra autoritarë që i kujtonte klisheve italiane, vetë Italinë e viteve 50-60-të të shekullit të shkuar. E madje edhe më të hershme. Kohën kur italiani në Çikago quhej mafioz dhe italiani në Mynih ishte vetëm një dembel ezmer që mund t’i binte fizarmonikës, por nuk mund të prodhonte dot Mercedesë.

Tre dekada më pas gjërat kanë ndryshuar. Në të paktën dy vjetët e fundit, vendi që ka më shumë se një të tretën e popullisë në emigracion, vendi tek i cili një shumicë dërmuese e brezit të ri e sheh perspektivën vetëm jashtë, vendi që ka prodhuar një klasë politike të dështuar që nuk ka ditur kurrë të ngjallë shpresë, pra, Shqipëria, është përmendur shpesh si një strehë e mundshme për refugjatë. Kryesisht për ata që vijnë nga zona të nxehta të Lindjes së Mesme, por dhe të Afrikës veriore. Një fare stacioni pritës. I përkohshëm. I pjesshëm dhe shumë modest. Kaq mjafton që të krijohet menjëherë kontrasti që e sheh botën e madhe me vështrimin lokal vetëm bardh e zi.

Duke nisur me qëndrimin kundër që nis e kujton varfërinë lokale: Si të vijnë refugjatët, ne nuk kemi bukë për vetë! Duke vazhduar me qëndrimin kundër: çfarë duan emigrantët që të vijnë këtu, kur ne duam të ikim nga këtu një orë e më parë? Dhe duke mos mbaruar me qëndrimet konspirative: çfarë fiton qeveria që pranon të vijnë emigrantë në Shqipëri?

Karshillëk mendjemadh ndaj Evropës? Shkelje syri për në Bruksel?

Apo biletë për Allians Stadium dhe foto me juventinin rishtar Ronaldo? Këto janë një sërë pyetjesh që varësisht nga kush bëhen dëshmojnë edhe naivitet, edhe cektësi, edhe shpirt e mendjegushtësi të frikshme. Sepse duke mos qenë asnjëra në vetvete, mund të jenë të gjitha nga pak së bashku. Me të njëjtën teknologji frike dhe xhelozie “çfarë fiton ai që e po e bën”, u ndesh nga opozita e djeshme publiku shqiptar këtu e dhjetë vjet më parë kur diskutohej për ca pak refugjatë ujgurë që do të vinin në Tiranë dhe nga ca shumë refugjatë iranianë që tashmë janë në Tiranë.

Në të dy rastet harrohet një e vërtetë elementare. Ne shqiptarët jemi tashmë një popull emigrant. Dhe qoftë dhe vetëm për këtë arsye, cilado qoftë qasja vetjake që ka secili ndaj emigracionit ndërkombëtar të këtyre viteve të fundit, ndaj atyre që ikin nga frika e luftës apo e atyre që ikin nga makthi i varfërisë, racizmi do të duhej të ishte ndjesia e fundit që do të duhej të dëshmonim. Sepse kemi vuajtur dhe vazhdojmë të vuajmë pafund nga paragjykimet raciste. Kudo ku kanë shkuar shqiptarët, në një mënyrë apo një tjetër, e kanë provuar diskriminimin e thellë për shkak të etnisë dhe sidomos për shkak të varfërisë që kanë marë me vete.

Fatkeqësisht, nëse sot gërvishtët fare pak lëkura e një shqiptar të zakonshëm, do të dallohet menjëherë racizmi. Ai lloj racizmi i pështirë dhe primitive që i sheh vetëm si rrezik për sigurinë kombëtare refugjatët iranianë, që i sheh vetëm si kamikazë refugjatët sirianë, që i sheh vetëm si shkak për uri, refugjatët e urisë.

Fatmirësisht sot ngjan e shkuar koha kur shqiptarët ishin “edhe të pagdhendur, edhe tutorë, edhe prostituta, edhe kriminelë”. Ashtu siç po shihen me frikë një grusht refugjatësh që do të vijnë nga Siçilia. Dimensioni njerëzor i këtij akti politik është i ngjashëm me atë bëri dikur doktor Berisha. Dimensioni politik është i vetëkuptueshëm dhe në këtë rast edhe i paqortueshëm: në këtë botë gjithçka është politikë!

Individët harrojnë shpejt. Dhe harresa është një dhuratë hyjnore. Ndryshe dhembja do të çmendte këdo. Por popujt që nuk kujtojnë, që nuk kujtojnë kryesisht dhembjet e tyre, janë popuj që rrezikojnë të provojnë sërish dhembje. Si një ndëshkim për mosmirënjohësit. Këta mëkatarë të ligj e racistë nga raca e re e shqiptarëve që nuk duan të kujtojnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E.D: 27/08/2018 17:57

    Nuk funksionojne keto brockulla me "rracizem" ne Shqiperi,keshtu qe ti bashke me goret e tjera qe jeni hedhur ne sulm per te mbrojtur qivirine nga reagimi i njerzve pasi moret afrikanet,kur as europa nuk i pranon,ju ngelet te hani mut.

    Përgjigju
    • Deni: 28/08/2018 06:49

      ...E megjithate, shqiptaret jane ndoshta kombi me racist ne ballkan e Evrope. Vetem perkulen para lekut.

    • Taipei: 27/08/2018 22:20

    • Babalja: 27/08/2018 21:40

      E hongsh dhe te beft mire, se popullin nuk e perfaqeson shqupi!!!

  • Dudum: 27/08/2018 17:42

    Hajde llustra bojaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë