Rada: Rama-Basha ikin jashtë vendit, hapje krahu taktike për radikalizmin e Meta-Berishës

Rada: Rama-Basha ikin jashtë vendit, hapje krahu taktike për radikalizmin e Meta-Berishës

I vetmi akt i Ilir Metës që çuditi shqiptarët të premten mbrëma ishte nderimi i tij si Duçja teksa vendi pritet të kremtojë 75-vjetorin e Çlirimit. Do të ishte e tepërt të mendosh se përshëndetja me dorën lart ishte e planifikuar. Në morinë e toneve të larta për bashkim popullor rreth tij, gjesti në fjalë duket të ketë qenë instiktiv.

Përtej shakave, javën që lamë pas, “ison” e Metës e ka mbajtur e pika e tij e dobët, Sali Berisha. Dhe sa herë që Meta takon pikën e tij të dobët, e dimë se diçka po ndodh në Shqipëri. A nuk i vajti në zyrë Berishës kryetari i atëhershëm i Kuvendit Ilir Meta, teksa Rama e Basha u ulën për të gjetur një marrëveshje në maj 2017? A nuk ka thënë e stërthënë presidenti aktual se e ka derën të hapur për ish-presidentin në çdo orë të ditës dhe natës?

Këtë rradhë Berisha u përdor si barut për topin e Ilir Metës, në një moment të vështirë për këtë të fundit. Pas gjysmë ore takimi me Presidentin, Berisha shpalosi edhe një herë qëndrimin e tij për rezistencë. Në fakt ishte një paralajmërim pikërisht për atë që do të thoshte Presidenti të premten.

Por ndërkohë që “çifti radikal” Berisha-Meta mprehin shpatat, dyshja tjetër, ajo Rama-Basha, duket se janë larguar nga skena. Dhe jo pa qëllim. Në të gjithë zhvillimet e fundit të bie në sy mungesa e gjatë e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ndodhet në Zagreb në kuadër të mbledhjeve të PPE. Ai madje nuk është bërë mbështetës i drejtpërdrejtë i tezave të hedhura nga Meta dhe Berisha. Po ashtu, edhe kryeministri Rama, pa njoftuar më parë, po shijon takimet e tij zyrtare në Riad të Arabisë Saudite me Muhammad Bin Salman.

Kjo braktisje nga Basha dhe Rama e debatit të ditës, në mos e planifikuar, së paku po shërben për t’i lënë dy figurat e plakura të politikës të vetëdegradohen publikisht, duke folur praktikisht me një mur të shurdhër përballë.

Presidenti që na tha se shmangu djegien e Kuvendit më 8 qershor, tani bën thirrje të marrim armët që të shpëtojmë Muçin dhe Xhaferllarin. Berisha po dihet, që ua ka parë “hajrin” skenarëve me gjak që prej kohësh që s’mbahen mend.

Në Tiranë flasin vetëm dy persona, dy të tjerët janë larguar. Ky kombinim i çuditshëm kryq, krijon një lojë të pazakontë pasqyrash, që turbullon kartat e lojës politike. Ndërkohë që njëra palë i krahason amerikanët me drogën e Xibrakës, pala tjetër ndodhet jashtë vendit. Dhe është në fakt pala që ka tagrin e vendosjes së vulës së fundit mbi krizën politike shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skrap Ardhiu,presid. i skiptareve: 24/11/2019 01:26

    Gjithcka varet nga QIM PEKA...!

    Përgjigju
    • Vicidoli: 24/11/2019 16:22

      Rrnoft Cim Peka e ardhme e ndritur e Shqipenis figure e rralle por pak bythcare

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës