Juventusi mund të marrë Radamel Falcaon. Sipas “Gazzetta dello Sport” sulmuesi kolumbian duket se është i vendosur që të largohet nga Monaco për të nisur një eksperiencë të re në futbollin evropian. Kampionët në fuqi të Italisë thuhet se janë afër transferimit të ish yllit të Atletico Madridit. Juve tani duhet të arrijë marrëveshje edhe me klubin francez, për ta bërë të vetin kolumbianin. Lojtari është i gatshëm të reduktojë rrogën prej 12 milionë euro në sezon në mënyrë që të transferohet në Torino.
/Shqiptarja.com











