KUKËS-Në orët e para të mëngjesit të sotëm radhë të gjata automjetesh janë konstatuar në Doganën e Morinës në Kukës.
 
Rreth 600 makina e 30 autobusë në të cilët udhëtonin 2000 shtetas kanë hyrë në fillim të ditës në Shqipëri.
 
Fundjava në vendin tonë mbetet një opsion shumë i preferuar për kosovarët të cilët vuajnë mungesën e detit. 
 
Ndërsa shkak i vizitorëve të shumtë mendohet të jetë edhe ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë që do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.
 
Në doganë është punuar me 5 sportele, megjithatë fluksi ka qenë i vazhdueshëm.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com