Radhë dhe kaos në qendrën e vaksinimit anti-COVID në Lezhë, të moshuarit u njoftuan të gjithë në të njëjtin orar, disa kthehen pa marrë dozën (VIDEO)

LEZHË- Dita e dytë e procesit të vaksinimit në Lezhë u shoqërua me probleme, pasi të gjitha të moshuarit ishin njoftuar në të njëjtin orar për t'u vaksinuar.

Kjo situatë krijoi radhe të gjata dhe kaos para qendrës së vaksinimit.

Të moshuarit dhe familjarët e tyre e konsiderojnë të pafalshme këtë mungesë organizimi, teksa këtë lloj grumbullimi e konsiderojnë një rrezik serioz infektimi

Pasi priten me orë të tëra shumë prej të moshuarve u detyruan të largohen pa u vaksinuar.

Për të shmangur kaosin në qendrën e vaksinimit në Lezhë u vendosen efektiv të policisë , por pa mundur që të bindin të moshuarit dhe familjarët e tyre që të shmangin grumbullimin.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar