Radhë kilometrike janë krijuar ne pjesën greke të Kakavijës. Numri i madh i pasagjerëve, autobus dhe automjete të vogla janë detyruar të presin me orë të tëra për të kryer proceduar që i duhen.
Konfuzioni është krijuar nga doganieret greke dhe jo nga policia kufitare greke. Arsyeja është se ka rënë sistemi kompjuterik në doganën greke. Para 30 min 2 drejtues të policive të Kakavijës greke dhe shqiptare kanë zhvilluar takim për këtë qëllim dhe kanë kërkuar zgjidhjen e situatës.
Edhe vetë policët grekë të Kakavijës kanë shfaqur irritim me doganieret e tyre për vonesat e krijuara, si pasojë e rënies së sistemit, duke u kërkuar të operojnë manualisht, çka është kundërshtuar nga Drejtoria e Greke e Doganës së Kakavijës.