Radhë të gjata me automjete janë krijuar në doganën e Kapshticës nga ana e tokës greke.
Shkak për këtë ngarkesë është bërë puna me sportele të reduktuara nga pala greke pasi po punohet me një sportel.
Si pasojë e radhëve kilometrike dhjetra automjete janë në pritje prej disa orësh dhe për të shmangur radhët e gjata, nga pala shqiptare janë hapur 5 sportele.

Komento
Komente

