Mëngjesin e kësaj të dielë janë krijuar radhë kilometrike automjetesh në rrugën e Kombit. Fluksi më i madh i automjeteve është krijuar në aksin rrugor Morinë –Kukës, me pushues nga Kosova.
Fluks ka patur edhe në Morinë dhe si çdo të dielë kolona e mjeteve ishte deri në fshatin Vërmicë të Prizrenit. Këtë fundjavë kanë hyrë në vendin tonë mbi 30 mijë qytetarë të Kosovës.
Në Morinë është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe për pasojë nuk pati pritje të gjata.
Radha e automjeteve në rrugën e Kombit
Komento