‘Radhë qumështi’ për regjistrimin në konvikte! Studentët presin mes turmës që në ditën e parë! Kërkojnë konvikte edhe studentët e Tiranës e privatit

Dita e parë e regjistrimeve në konviktet e Fakultetit të Mjekësisë dhe atë të Inxhinierisë është shoqëruar me këtë fluks, pasi gjithçka bëhet fizikisht.

Mes radhëve të gjata gjejmë prindër e studentë që bëjnë çmos për të siguruar një vend akomodimi gjatë studimeve universitare. Disa prej tyre hedhin dyshime se regjistrimet bëhen në mënyrë preferenciale.

“Se nuk respektohet radha. E mbyllën për 2 orë. Jam 242. Janë futur me 300 që në fillim edhe pastaj e pezulluan se deshin me u rikthyer. Fusin njerëzit e vetë. Nuk e di ndoshta dhe ka.”

“Deri tani janë marr pa numra . Tani po i marrin me numra. Numrat janë shpërndarë. Unë kam 395. Kanë hyrë 200 veta aty ai thërret numrin 50 aty .”

“Kam ardhur që në 6 të mëngjesit dhe tani që iu panë ju, po shpërndajnë numrat.”

“Nuk japin numra , nuk punojnë”

“Nuk ka rregull, nuk ka asgjë. Na kanë dhënë numrat, por nuk zbatohen numrat .”

Kjo studente tregon se ka ardhur në Tiranë që në orën 5 të mëngjesit. Pak pas mesdite, ajo ishte ende në pritje për t’u regjistruar në konvikt.

”Kemi ardhur që nga ana anës. Ka njerëz nga Saranda , nga Gjirokastra , nga kudo. Më besoni 20-ta ka hyrë, 100 herë brenda. Se çfarë po bëhet me këtë lloj shteti se di. Ka njerëz që kanë ardhur që në 4 të mëngjesit. Mua më bie radha pas 2-3 ditësh. Njerëzit po çirren po u bie të fikët.”

Report Tv i kërkoi informacion drejtoreshës së Konviktit të Mjekësisë e Inxhinierisë së ndërtimit Zhanina Dapi  e cila na bëri me dije se kjo situatë është krijuar për shkak se vende akomodimi kanë kërkuar edhe studentë nga Tirana, ose nga universitetet private.

Raste të tilla, por dhe të gjitha kërkesat për regjistrim, sqaroi ajo, kalojnë përmes një komisioni ku verifikohen dokumentet përkatëse si: Vërtetim studenti, vërtetim vendbanimi si dhe një raport mjekësor.

Për këto dy fakultete janë në dispozicion 2100  shtretër, ndërsa kërkesat shumë më të larta.

Lidhur me  videon e shpërndarë në rrjete sociale ku shihen disa punonjës të drejtorisë apo bashkisë që shpërndajnë letra me të cilat pretendohet se po bëhet shpërndarja e dhomave të konvikteve, drejtoresha Dapi thotë se video është keqinterpretuar. Në letër sipas saj gjendet numri i mbajtjes së radhës, dhe jo i dhomave sikurse pretendohet. Regjistrimet për këto konvikte janë të hapura deri më datën 29 shtator.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/09/2023 01:50

    Shume dakord me ju,universitetet private duhet te ngrene konviktet e tyre,po keshtu nuk duhen pranuar as ata qe banojne ne Tirane si qark,rreth,qytet.Kush ka problem largesine se vine nga zona e fshatra te largeta te Tiranes,UT t'ju siguroje transport per ata qe nuk kane mjete/apo mundesi financiare me cfare te vine cdo dite ne Tirane per leksione e kurse.

    Përgjigju
  • Dije: 20/09/2023 23:29

    Te privatit s'kane pune aty sa te jene strehuar te gjithe te shtetit. Ata qe shkojne ne shtet nuk e kane mundesine e shtepive me qira, i bie t'j lini jashte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’