Një turist italian 57-vjeç nga Bari është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Radhimë, Vlorë.
Policia deklaron se 57-vjeçari po kalonte pushimet në një hotel bashkë me një grua, e identifikuar edhe ajo me iniciale, M.F. 50 vjeçe.
Sipas policisë në momentin e vdekjes së 57-vjeçarit ka qenë e pranishme 50-vjeçarja, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se shkak dyshohet se ka qenë një atak kardiak.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur shkaqet e vdekjes së turistit italian në Shqipëri.
Njoftimi i policisë
Vlorë
Policia: Rreth orës 20:30, një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në një hotel të Radhimës.
Policia ka identifikuar shtetasin nga Bari-Itali me inicialet N.M., rreth 57 vjeç, i cili ka qenë duke pushuar në Radhimë me shtetasen M.F., rreth 50 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga infarkti pasi shoqëruesja e tij (M.F) ka qenë prezente në momentin e ndodhjes së ngjarjes.
Policia ndodhet në vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com