TIRANE - Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka firmosur një memorandum bashkëpunimi me Institutin Italian të Fizikës Bërthamore, i cili do te ofrojë asistencë teknike në monitorimin e ndotjes radioaktive në territorin shqiptar.
Përfaqësuesit e palës shqiptare e kanë vlerësuar këtë mundësi mjaft të mirë për identifikimin e zonave të prekura nga radiokativiteti dhe për marrjen e masave konkrete. Përfaqësuesi i Institutit Italian të Fizikës Bërthamore, Fernando Ferrono, tha se kjo është një mundësi e mirë bashkëpunimi mes vendeve tona, në shërbim të mjedisit dhe shëndetit qytetar.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe do të nënshkruaj këtë Memorandum. Bashkëpunimi mes dy vendeve dhe instituteve është një mundësi që nuk duhet humbur. Fillojmë një dialog për kërkimet shkencore në Shqipëri dhe uroj që të çojmë më tej këtë bashkëpunim”- tha në fjalën e tij presidenti i INFN-së, Fernando Ferroni.
Nga ana e saj zëvendësministrja e Mjedisit, Olijana Ifti u shpreh se ky memorandum është prioritet i politikave të mjedisit.
”Monitorimi i Mjedisit është njëkohësisht një ndër prioritetet e politikave të mjedisit në vendin tonë. Aktualisht ne kemi një sistem të konsoliduar të monitorimit dhe të raportimit të gjendjes së mjedisit. Në bazë të rezultateve të monitorimit jepen njëkohësisht rekomandime dhe adresohen masa të domosdoshme për minimizimin e ndotjes dhe dëmtimit të mjedisit. Për këtë qëllim dua të vlerësoj maksimalisht nënshkrimin e këtij Memorandumi Bashkëpunimi midis këtyre dy institucioneve për forcimin e sistemit të monitorimit të ndotjes radioaktive ose nga rrezatimet”. tha ajo
Bashkëpunimi i vendosur nëpërmjet këtij Memorandumi do të shtrihet në pesë vite dhe në përfundim të këtij afati do të kemi për herë të parë një hartografim të plotë të nivelit të situatës së radioaktivitetit dhe të burimeve e aktiviteteve që e gjenereojnë atë, duke dhënë një panoramë të qartë dhe të plotë të tij, bazuar në metodologji bashkëkohore kërkimore-shkencore.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO