Tenisti Rafael Nadal ende është në proces të shërimit nga një dëmtim në gju, rikuperimi mund të zgjasë deri në vitin e ardhshëm, kjo do të thotë se spanjolli do të humb turneun e Australian Open.
"Duhet të punoj shumë që të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur. Çdo jave bëj testet mjekësore dhe asgjë nuk mund të parashikohet. Objektivi im është të luaj në Australi, por unë nuk mund të them se është e sigurt paraqitja. Gabova kur luajta në Wimbledon. Pas Roland Garrosit u ndjeva vërtet keq, ndërsa përgatitjet për Wimbledon ishin të tmerrshme."deklaroi Nadal.
Spanjolli pas dëmtimit që pësoi ka pësuar edhe rënie në renditjen e përgjithshme të tenistëve më të mirë në botë duke e zbritur poshtë podiumit të më të mirëve të momentit. Kujtojmë që edhe tenisti tjetër me famë botërore Federer nuk është gjendjen më të mirë fizike duke kërkuar pushime të gjata për t'u qetësuar.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com