Zhvillimet më të fundit me punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh ka detyruar ish pronarët amerikan të bëjnë një sqarim publik. Ata pohojnë se janë të shqetësuar kur dëgjojnë lajmin për disa vështirësi në Ballsh, por kanë qenë larg ndonjë roli në menaxhim. 

"Z. Sargeant dhe z. Abu Naba'a, pronarë të GOMG Holdings Ltd, kanë kënaqësinë të shpallin shitjen përfundimtare të aksioneve, minoritare, në rafinerinë së naftës (IRTC) në Ballsh, Shqipëri partnerëve të tyre vendas, duke finalizuar një procesi i filluar para qershorit të vitit 2017 thuhet në deklaratën e shpërndarë"

Ata theksojnë se: “Sipas pronësisë së mëparshme, rafineria ishte falimentuar dhe z. Sargeant dhe z. Abu Naba'a ishin aktivë për rifillimin e rafinerisë së Ballshit dhe ripunësimit të 1200 punëtorëve të saj”. Në deklaratë sqarohet se: “Që nga maji 2017 , me bashkëpunimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Bankers Petroleum, z. Sargeant dhe z. Abu Naba'a e kishin rikthyen rafinerinë në kapacite të plota dhe pothuajse e gjithë nafta bruto e prodhuar në Shqipëri po përpunohej në rafinerinë e Ballshit. Që nga ajo kohë, dhe me nënshkrimin e një marrëveshje detyruese për të shitur interesat e tyre, z. Sargeant dhe z. Abu Naba'a nuk kanë qenë të përfshirë në ndonjë vendim të menaxhimit të IRTC ose bordit. Kontrolli i përditshëm ka qenë gjithmonë i partnerëve shqiptarë". 

deklarata
(Deklarata e pronarëve amerikanë në anglisht)

Deklarata e pronarëve amerikanë: 
Z. Sargeant dhe z. Abu Naba'a, pronarë të GOMG Holdings Ltd, kanë kënaqësinë të shpallin shitjen përfundimtare të aksioneve, minoritare, në rafinerinë së naftës (IRTC) në Ballsh, Shqipëri partnerëve të tyre vendas, duke finalizuar një procesi i filluar para qershorit të vitit 2017. Sipas pronësisë së mëparshme, rafineria ishte falimentuar dhe z. Sargeant dhe z. Abu Naba'a ishin aktivë për rifillimin e rafinerisë së Ballshit dhe ripunësimit të 1200 punëtorëve të saj.

Që nga maji 2017, me bashkëpunimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Bankers Petroleum, z. Sargeant dhe z. Abu Naba'a e kishin rikthyen rafinerinë në kapacite të plota dhe pothuajse e gjithë nafta bruto e prodhuar në Shqipëri po përpunohej në rafinerinë e Ballshit. Që nga ajo kohë, dhe me nënshkrimin e një marrëveshje detyruese për të shitur interesat e tyre, z. Sargeant dhe z. Abu Naba'a nuk kanë qenë të përfshirë në ndonjë vendim të menaxhimit të IRTC ose bordit.

Kontrolli i përditshëm ka qenë gjithmonë i partnerëve shqiptarë. Z. Sargeant dhe z. Abu Naba'a janë të shqetësuar kur dëgjojnë lajmin për disa vështirësi në Ballsh, por kanë qenë larg ndonjë roli në menaxhim. Megjithatë, z. Sargeant dhe z. Abu Naba'a mbeten optimistë për potencialin e industrisë së hidrokarbureve shqiptare dhe do të vazhdojnë të kërkojnë mundësi për të sjellë përvojën e tyre të konsiderueshme në shërbim të Shqipërisë”


Kompania në borxhe të mëdha
Asetet përfshinin një sipërfaqe gjigande trualli prej më shumë se 70 mijë metrash katrorë dhe një numër të madh ndërtesash, me vendndodhje në qytetin e Vlorës. Por 54 asetet e kompanisë ARMO u tjetërsuan nga Banka Credins, e cila më pas ia dha rafinerinë në përdorim kompanisë IRTC kundrejt një qiraje mujore. Një hetim administrativ i Ministrisë së Drejtësisë zbuloi se blerja e aseteve të ARMO-s nga banka është bërë në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë që prej dhjetorit 2016, administratori i IRTC në Shqipëri është emëruar Mitat Sulaj, vëllai i pronarit të kompleksit "Taiwan" në Tiranë, Besnik Sulaj. Ky i fundit ishte i pranishëm edhe në negociatat e zhvilluara mes ministrisë së Energjisë dhe përfaqësisë së naftëtarëve për shlyerjen e pagave të dy muajve të fundit dhe rinisjen e punës në rafineri. 

Vetëm ditën e djeshme naftëtarët morën pagën e muajit nëntor. Ata protestuan në Tiranë duke paralajmëruar edhe përshkallëzim të tyre në rast mospërmbushje të kërkesave për shlyerjen e pagave dhe pagesën e siguracioneve.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com