Rafting, adrenalina që falin lumenjtë

Rafting, adrenalina që falin lumenjtë
Ndërsa bora kishte mbuluar Beratin në muajin shkurt, monotonia kishte përfshirë anëtarët e Rafting Albania Group.  Por mjaftoi një shtytje dhe ja hera e parë në kanionet e Osumit jashtë sezonit. “ Nuk e kishim provuar ndonjëherë në borë dhe po na mbyste bardhësia. Njerëzit sikur e ngadalësuan ritmin e tyre. Gjatë muajve kur nuk bëjmë rafting, të gjithë ne antarët e shoqatave rafting ndiejmë që na mungon adrenalina natyrale që jemi mësuar të marrim deri në katër herë në javë gjatë sezonit. Unë u bëra nxitësja duke i shtyrë që të shkonim. Ndalojmë tek “Gjurma e Abaz Aliut” dhe ne e respektojmë, sepse është një vend i shenjtë e po ashtu edhe të gjithë ata që kalojnë aty. Ndalojmë edhe tek “Vrima e Nuses”. Aty ngaqë është vend i hapur edhe era uturinte. Të gjithë u stepën. Por u futëm dhe e provuam herën e parë në borë” kështu rrëfen Blerina Ago, sekretare e Federatës Shqiptare të Rafting të krijuar një vit më parë, që drejtohet nga Zamo Spathari. Rasti i tyre ishte kërkimi esktrem i adrenalinës, ndërsa  pranvera ka ccelur sezonin e eksporimit dhe argëtimit të rafting për të gjithë të pasionuarit dhe turistët, të cilët janë të shumtë pasi vitet e fundit ky sport është shndërruar në një trend edhe për tregun shqiptar.  Në maj e qershor bëhet rafting në kanionet e Osumit, ndërsa kur niveli i ujit  bie për shkak të vapës, nga korriku deri  në shtator rafting spostohet në lumin e Vjosës në Përmet. “E duam Vjosën sepse mban më gjatë si sezon ngaqë lumi ka më shumë prurje, por ka edhe një natyrë shumë të bukur e njerëz mikpritës”- thotë Blerina.
Ajo nuk e konsideron rafting një sport ekstrem dhe as ccështje muskujsh por teknike dhe stili. “Do ta quaja sport aventurë, sport në natyrë, dhe në Shqipëri është rafting turizëm. Ne nuk kemi gradën e gjashtë të ushtrimit të këtij sporti në vend. Arrijmë deri në gradën e tretë si Osumi, si Vjosa” thotë Blerina e cila bën krahasimet mes dy vendeve.  Lumi i Osumit nuk ka dallgë si Vjosa. Kjo e fundit ka më shumë adrenalinë, dhe njerëzit kur janë atje thonë se pikërisht aty është adrenalina ekstreme, por Osumi ka një rrugë që je i detyruar të ndjekësh sepse është i ngushtë. Aty krijohet ndonjë vorbull e padukshme për turistët, dhe nëse je pa guidë profesioniste atëherë mund të bllokohesh. Ka një rast të shënuar në kronikën e medias, dhe pikërisht antarët e federatës së rafting ia kanë dalë mbanë t’i nxjerrin nga vështirësia. Këtu Blerina thekson se nuk ka arsye për frikë, por vetëm për kujdes dhe përgjegjësi. Asnjëherë nuk duhet bërë rafting pa guidë të vërtetë. Federata e Rafting bën dy herë në vit inspektim të terrenit pasi lumi ndryshon ccdo ditë. Madje për herë të parë nga në fund të majit do të organizohen kurset e trajnimit profesional të cilat mbështeten nga Programi Rritje Albania pranë USAID. Këto kurse do të zgjasin dy javë dhe javën e praktikës në terren do ta asistojnë mjeshtrat italianë për të qenë plotësisht në përputhje me përvojën e huaj. Këto kurse duam t’i bëjmë të hapur për të gjithë publikun.”shpjegon Blerina Ago.Nisur nga përvoja e shteteve të tjera edhe në Shqipwri turistët e huaj duhet të shoqërohen nga guidat shqiptare, profesionale. Në asnjë shtet nuk lejohet të bësh rafting pa guidë të njohur nga shteti. Kjo shmang incidentet e pakëndshme dhe që dëmtojnë njerëzit e turizmin.
 TE GJITHE PER RAFTING
 Pjesë e rafting janë bërë të gjithë, diplomatë të huaj, politikanë, artistë, fotografë, përfaqësues të senatit amerikan e mjaft njerëz të njohur, të cilët kur hipin në gomone janë si të gjithë, madje zhvishen nga luksi i jetës së përditshme. Dikush edhe i ka zhgënjyer përkohësisht. “Na kanë zhgënjyer deri sa nuk janë futur në kanion. Rruga nuk është e mirë dhe duke mos qenë një njeri sportiv, krijohet një situatë e sikletshme. Por kur hyjnë aty brenda ndërrojnë mendim. Nuk ka një njeri të vetëm që të mos i pëlqejë kanionet”-thotë Blerina, e cila kujton edhe rastin e një turisteje  70- vjeccare nga Hollanda, e cila ishte e shëndoshe dhe jo shumë sportive. Në fund të udhëtimit, tha: “ Ia futa jetës. Këtë gjë duhet ta kisha bërë që kur isha 18 vjec por atëherë nuk kisha mundësi dhe e bëra tani”. Ndërsa një grup të rinjsh nga Suedia gjatë gjithë rrugës, u acaruan nga plehrat, kushtet, dhe ishin shumë të vrenjtur. Por kur hynë në kanion filluan të thoshin se kjo ishte Shqipëria dhe ishte e bukur. Pas këtij rasti, është momenti për të komentuar me Blerinën se natyra jonë është perlë, por njerëzit janë shumë hapa më pas. Por ushtruesit e rafting janë optimistë dhe përpiqen të ndikojnë sa munden tek instancat qeveritare për mjedisin rrotull kanioneve plot bukuri natyrore. Blerina tregon:”Kanionet e Skraparit janë më të mëdhatë. Ne bëjmë 14 kilometrat më të bukur, që janë të gjelbëruar, shikon përbërje shkëmbore, habitesh çfarë ka bërë natyra, ndërsa grackat nuk i kupton turisti.”

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Sulmi me armë në lokalinë e shqiptarëve në Bruksel! Në shënjeshtër kafeneja jo klientët, autorët udhëtuan me skuter

Sulmi me armë në lokalinë e shqiptarëve në Bruksel! Në shënjeshtër kafeneja jo klientët, autorët udhëtuan me skuter