Rajna Kamani: Ja pse ndodh verdhëza tek fëmijët e sapolindur dhe si mund të mbahet në kontroll

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Rajna Kamani e cila po specializohet në pediatri. Ajo foli për verdhëzën tek fëmijët e vegjël.

Tek të sapolindurit verdhëza është një gjendje kur lëkura ngjyroset në ngjyrë të verdhë dhe kjo ndodh për shkak të rritjes së bilirubinës në gjak.

Nuk bëhet fjalë për në ditën e parë, por ditën e katërt ku shfaqen simptomat. Nëse verdhëza shfaqet 24 orët e para, duhet të monitorohet si nëna ashtu dhe fëmija.

”Zakonisht 60% e fëmijëve e kalojnë vet verdhëzën pa patur nëvojën e mjekëve”, tha Rajna në studio, duke shtuar se ikteri ndodh dhe për shkak të ushqimit me qumështin e gjirit, pasi sasia e qumështit që i jep nëna nuk është e duhura.

Sipas Rajnës, është shumë e rëndësishme që nënat e reja t’i drejtohen neonatologut në kohë në mënyrë që të kryejnë kontrollet rutinë. Gjatë kontrolleve, nuk duhet të shqetësohemi aq shumë, sikurse nuk duhet lënë pas dore asnjë sinjal.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!