E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte doktoresha Mirela Dibra e cila foli për check up-in paraprak që u bëhet fëmijëve me nisjen e vitit të ri shkollor.
‘Është gjëja më e mirë që para nisjes së vitit të ri shkollor që fëmija të kontrollohet për parametrat e rritjes” u shpreh ajo në studio.
Anemia ka qenë problem kryesor tek fëmijët, e nxitur shpesh nga kequshqyrja dhe është e mira që të niset me zakone ushqyerje të shëndetshme që në moshën e hershme fëminore.
‘Është e mira që fëmija të ndiqet nga i njëjti pediatër që familja ka besim dhe duhet nisur që në moshë të hershme të matet tensioni i fëmijës, për të parë sistemin kardiovaskular’- tha mjekja në studio, duke shtuar se duhet parë dhe niveli hormonal sepse dhe fëmijët mund të bëjnë dhe tiroide.
Një tjetër pikë është kujdesi që duhet treguar ndaj fëmijëve kur qëndrojnë në kolektiv, duke patur parasysh parazitët apo virozat që mund të ngjiten.
Është shumë e rëndësishme për të ruajtur imunitetin, që fëmijët të përdorin vitaminën C gjatë kësaj kohe, sikurse një kontroll kockor për skeletin, pasi çantat e rënda krijojnë probleme. Shumë e rëndësishme sipas mjekes është dhe ana emocionale e fëmijës, ndaj dhe prindi duhet të flasë me të për ta përgatitur që të përshtate më ambientin social, sikurse dhe ngopja me gjumë i fëmijëve që janë në fazën e rritjes.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.7%
-
Jo
25.7%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 152
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Klinika 24’/ Kirurgu Hakan Satiroglu: Metoda të reja trajtimi për problemet e infertilitetit! Misioni im, të ndihmoj njerëzit
22 Mars, 20:33
-
Klinika 24/ Projekti ‘Shkolla për shëndetin’, i mbështetur nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ja si po ndërgjegjësohen fëmijët nëpër shkolla
16 Mars, 12:56
-
Sonte në 'Klinika 24'/ Sa i rëndësishëm është edukimi i nxënësve për të ndërtuar zakone të shëndetshme! Pse alergjitë janë trefishuar me ardhjen e pranverës
15 Mars, 13:13
-
‘Klinika 24’ në Report Tv/ Muaji Mars, koha për t'u ndërgjegjësuar për kancerin e zorrës së trashë, mjekët: Mos e neglizhoni, shenjat dhe faktorët e sëmundjes
8 Mars, 21:14
-
Klinika 24/ Mjekja Adela Perolli: Ja si të sfidoni plakjen dhe të mbeteni të rinj
1 Mars, 20:46
-
Klinika 24/ Dr.Ledio Bregu, Shef i Departamentit të Radiologjisë në Spitalin Hygeia: Falë teknologjisë dhe kapjes në kohë, sot sëmundjen onkologjike mund të kurohen
1 Mars, 20:40
-
‘Klinika 24’/ Mjekja Oftalmologe e Hygeia, Haveri: Falë teknologjisë, sot mund të eliminohen përfundimisht syzet me një ndërhyje, pa pasur asnjë shqetësim!
22 Shkurt, 22:01
-
Doktor Ardi Prushi, mjek Obsteter Gjinekolog nga Spitali Hygeia: Vizitat gjinekologjike të kontrollit rutinë tek vajzat dhe gratë mund të parandalojnë shumë komplikacione
15 Shkurt, 21:40
-
Kirurgu oral Dr.Ismail Karabudak, Drejtues i Hygeia Dent: Rëndësia e planifikimit dixhital në dentistri
8 Shkurt, 22:00
-
Ekspertja e aktivitetit fizik: Balancat e ushtrimeve fizike me ushqimin e shëndetshëm, është çelësi
25 Janar, 21:59
-
‘Klinika 24’ në REPORT TV/ Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale
25 Janar, 21:49
-
Fotografja e bebave Armejsa Kullolli: Emocionet e fotos së parë janë magjike! Mamia: Është shumë e rëndësishme që të flitet me specialistët gjatë shtatëzanisë
18 Janar, 21:43