Autoritetet në kryeqytetin e Ukrainës kanë nisur mbylljen emergjente të sistemit të gjenerimit të energjisë pas rritjes së konsumit, deklaroi sot administrata rajonale e Kievit. Në një deklaratë, administrata tha se masa ishte e nevojshme për të "shmangur aksidentet e mëdha me pajisjet e energjisë".
Javën e kaluar, sulmet e pamëshirshme ruse në infrastrukturën energjetike i shtynë autoritetet ukrainase të njoftojnë përkeqësimin e ndërprerjeve të energjisë nëpër qytetet më të mëdha të vendit.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se rrjeti elektrik i qytetit po funksiononte në "modalitet emergjence" dhe shtoi se shpresonte se Ukrenergo i cili është operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike të Ukrainës do të gjente mënyra për të adresuar mungesën energjetike "në dy ose deri në tre javë".
Guvernatori i rajonit Kharkiv, Oleg Syniehubov, tha se ndërprerjet e përditshme të energjisë elektrike prej një ore do të fillonin këtë javë.
Zyrtarët anembanë vendit u kanë bërë thirrje njerëzve të ruanin energjinë e tyre. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 30% e termocentraleve të Ukrainës ishin shkatërruar që kur Rusia nisi valën e parë të sulmeve të synuara në infrastrukturë më 10 tetor.
Lajmi kryesor:
Moska rifillon marrëveshjen për eksportin e grurit! Media amerikane: Nafta ruse i shmang sanksionet e SHBA përmes rafinerisë italiane Lukoil
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 08:15
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Lufta në Ukrainë/ Përplasje mes Bratislavës dhe Kievit, Zelensky: Fico dëshiron të ndihmojë Putinin
24 Dhjetor, 07:32
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi
23 Dhjetor, 13:05
-
I dërguari special për Ukrainën dhe Rusinë/ Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg për një fund të shpejtë të luftës
23 Dhjetor, 10:11
-
Lufta në Ukrainë/ Më shumë se 1000 ushtarë të Koresë Veriut kanë rënë në front për Rusinë
23 Dhjetor, 08:18
-
Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë
22 Dhjetor, 16:45
-
Prag Krishtlindjesh, Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Ukrainë
22 Dhjetor, 15:32
-
Dronët godasin ndërtesa të larta në Kazan të Rusisë
21 Dhjetor, 21:07
-
Ukraina godet me dronë në thellësi të territorit rus
21 Dhjetor, 15:40