TIRANE- Të gjithë personat që posedojnë një ndërtim informal kanë afat deri më 31 dhjetor që ta vetëdeklarojnë, në të kundërt ato do të shemben nga strukturat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Drejtori i ALUIZNI-it për Qarkun e Tiranës, Paulin Rajta, në një intervistë për “A1 Report” u bën thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë vetëdeklarimin e ndërtimit pa leje brenda afateve të përcaktuara.
“Edhe këta që kanë ndërtuar në tokën e tjetrit, edhe këtë që kanë ndërtuar në tokën e tyre, që ishin me dy afate, deri në 31 dhjetor 2014 duhet të bëjnë deklarimet dhe të plotësojnë formularët. S'besoj që njëri edhe t'i thuash e ke bërë pa leje dhe hajde dhe legalizoje, mos vijë. Megjithatë ata njerëz që nuk vijnë, nuk e respektojnë këtë lloj afati do jenë objekt i organeve të tjera sicc është INUK”, tha Paulin Rajta, drejtor i ALUIZNI-it pwr Qarkun Tiranë.
Rajta deklaron se deri më tani janë bërë mbi 6 mijë deklarime të objekteve pa leje në Qarkun e Tiranës.
Vetëm në qarkun e Tiranës janë mbi 6 mijë deklarime të tilla, ato vazhdojnë të vijnë, kanë për detyrim për të plotësuar formularin dhe për të sjellë 3 dokumente. Certifikatën familjare, një fotokopje të kartës së identitetit dhe një fotokopje të certifikatës së pronësisë për ata që e zotërojnë një të tillë”, tha Paulin Rajta.
Ligji i ri për legalizimet i cili ka hyrë në fuqi hyrë në fuqi më 27 qershor 2014 i jep mundësi çdo qytetari që të bëhet pronar i ndërtesës kur ka ndërtuar në truall të vetin, të personave të tretë apo edhe në tokën shtet.
Të gjitha objektet që janë ndërtuar në truallin e vetë poseduesit të ndërtimit informal futen në proces legalizimi nëse janë ndërtuar para datës 27 qershor 2014, kohë kur hyri në fuqi ligji i ri për legalizimet. Ndërsa nëse ndërtesa është në truall të një tjetër pronari apo tokë shtet, futet në proces legalizimi nëse është ndërtuar para 15 janarit të vitit 2009.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO