
Ajo që ndodhi në Poloni "rrit mundësinë e shpërthimit të një lufte botërore", tha ish-presidenti rus dhe nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev në një reagim në "Twitter".
“Historia e sulmit me raketa ukrainase në një fermë polake dëshmon vetëm një gjë: Perëndimi, me luftën e tij hibride me Rusinë, rrit gjasat e shpërthimit të një lufte botërore”, shkroi Medvedev në Twitter.
Lajmi kryesor:
Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta










