Për raketat që shpërthyen në Poloni "duhet pritur rezultati i hetimit", kështu u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz, duke folur në fund të samitit të G20 në Bali.

"Është e rëndësishme që ne e kemi bërë të qartë se e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur nëse Rusia nuk do të kishte vazhduar luftën kundër Ukrainës dhe pa ofensivën e fortë kundër infrastrukturës. Por ne duhet të mbetemi objektivë", ka thënë kancelari.


Lajmi kryesor:

Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta