Të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë 10-vjeçar, janë vrarë dhe më shumë se 40 persona janë plagosur kur Rusia goditi një apartament të lartë në Kryvyi Rih. Autoritetet thanë se njerëzit ishin të bllokuar nën rrënoja. Oleksiy Kuleba, nënkryetari i zyrës së Volodymyr Zelenskiy, bëri thirrje për hakmarrje, duke thënë: “Çdo ditë, qytetet ukrainase janë nën zjarr nga terroristët rusë.” Ai tha se shënjestrimi i civilëve ishte një shenjë e "dëshpërimit dhe humbjes së Federatës Ruse në front".
Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko tha se një ndërtesë shkolle katërkatëshe u godit dhe një kullë banimi 9-katëshe aty pranë u shkatërrua.
Klymenko shtoi gjithashtu se ka të ngjarë që njerëz të jenë nën rrënoja dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje për të vijuar me procesin e shpëtimit. Ministri paralajmëroi banorët të qëndrojnë brenda derisa të fiket alarmi i sulmit ajror.
“Ne po përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë njerëz të jetë e mundur,” – shkroi Volodymyr Zelensky në Twitter.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se sulmi në Kryvyi Rih ishte pjesë e një bombardimi rus, por diçka e tillë as nuk do t’i trembte, as nuk do t’i sprapste.
“Ne po punojmë dhe po shpëtojmë njerëzit tanë,” – deklaroi ai.
Një ditë më parë tre dronë ukrainas sulmuan Moskën duke plagosur një roje sigurie. Aeroporti Vanukovo, njëri prej katër aeroporteve të mëdha në Moskë, u mbyll përkohësisht pas sulmeve.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e quajti sulmin “tentim për sulm terrorist”, ndërsa pretendoi se një dron u rrëzua dhe dy të tjerët u bllokuan, duke u përplasur pastaj në kompleksin prestigjioz të biznesit në Moskë, Moskva-Citi.
Lajmi kryesor: