Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni, doli sot në Kuvend me një qëndrim ndryshe nga pjesa tjetër e deputetëve. Gjoni tha se BE ka dështuar me mënyrën se si ka punuar me Ballkanin. Ai tha se Shqipëria po përpiqet të bëhet pjesë e një familjeje problematike me 28 shtete.
"Ky duhet të jetë një moment reflektimi. Bisedimet duhet të ishin hapur me kohë. Kam bindjen se kjo ka qenë realisht e mundur dhe sot do kishim avancuar akoma më shumë me reformat. BE ka dështuar në mënyrën si ka punuar me Ballkanin Perëndimor. Fakti që sot jemi ende duke trokitur në ndonjë derë. Po përpiqemi të bëhemi pjesë e një familjeje problematike me 28 shtete. Europa nuk është se na ka me ndonjë dashuri të madhe dhe nuk na e kanë ngenë. Sa më shpejt ta kuptojmë aq më mirë do jetë. E vërteta më e hidhur për ne është se negociatat do të jenë një proces i vështirë. Unë nuk e mbaj më shpresën te negociatat. Sot flitet për kushtet e Bundestagut gjerman. Ato nuk janë kushte. Për ne nuk duhet të keni rëndësi deklaratat e tyre por nevojat e qytetarëve. Sot dua t'i drejtohem socialistëve me një thirrje: Ose e reformojmë shtetin ose i lëmë reformat në harresë. Përmes propozimeve tona konkrete do përcaktohet edhe mënyra se si do votojnë emigrantët. Rama kur diskutohet për negociatat dhe integrimin nuk është prezent. Ai mund ta bëjë reformën zgjedhore me faza. Ai mund ta bëjë duke blerë vota me arnime por nëse do Reformë si e kërkon BE dhe SHBA duhen reformuar të gjitha hallkat e sistemit. Reforma Zgjedhore duhet kryer në një kohë", u shpreh Gjoni.
Lajmi kryesor:
Rama: Shqipëria gati, por sot asnjë vend nuk do futej dot në BE! Zgjedhorja?! 'E miratojmë me opozitën e re!'
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2863
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Homazhe në 26-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, mungon Berisha në arrest shtëpie! E bija mesazh prekës nga SHBA
12 Shtator, 14:42
-
26 vite nga vrasja e babait të saj, Rudina Hajdari: S’do ta di kurrë çfarë ndodhi vërtetë, por jam e bindur se ishte vrasje politike
10 Shtator, 19:37
-
Çfarë marrëdhënie ka Rudina Hajdari me vjehrrën? E zbulon vetë partneri i ish-deputetes
21 Gusht, 19:20
-
Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)
15 Gusht, 16:17
-
‘Dashuria është nën ujë’, Rudina Hajdari ndan momente nga pushimet me partnerin e saj të ri (VIDEO)
23 Korrik, 12:05
-
Rudina Hajdari rigjen dashurinë, publikon foto me partnerin e ri 2 vite pas divorcit: E bekuar
21 Korrik, 15:53
-
Hajdari kundër Berishës si kandidat për kryeministër, diskutimet në mbledhjen e Këshillit të PD! Noka: Takoni drejtuesit e degëve që ka mashtruar Basha
28 Qershor, 20:19
-
Apeli i dha vulën, Hajdari kundër Berishës: Duhet drejtues i ri, gara të jetë reale
14 Qershor, 14:48
-
Rudina Hajdari në Report: Nuk e kam takuar asnjëherë ‘McGonigal’, me Nezën fola për kujtimet me babain! Rama afera me agjentin e FBI, të gjithë në protestë
8 Shkurt 2023, 18:09
-
Rudina Hajdari tregon bisedën me ‘personin A’, Agron Neza
4 Shkurt 2023, 12:51
-
Rudina Hajdari konfirmon ndarjen nga ish-bashkëshorti, tregon raportin që ka me të sot
18 Dhjetor 2022, 11:42
-
Rudina Hajdari konfirmon divorcin, flet ish deputetja pa dorashka dhe tregon çfarë marrëdhënie ka sot me ish-bashkëshortin
19 Nëntor 2022, 08:09