Ditën e sotme i ftuar në emisionin '45-minuta' të gazetarit Denis Minga ka qenë deputeti Ralf Gjoni. I pyetur rreth zhvillimeve të fundit nga Bashkimi Europian për sa u përket hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Gjoni është shprehur se me retorikën që ka përdorur Franca mundësitë janë të vogla për një përgjigje pozitive.
Po ashtu Gjoni ka komentuar edhe pse Franca po mban qëndrim ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ai është përfshirë edhe personalisht duke thënë se si shtetas Francez ai i ka dhënë votën Macronit por sipas tij pas qëndrimit të Macron për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonin Gjoni ka thënë se është zhgënjyer.
Ndër të tjera ai ka thënë se Macron po vepron si një politikan frikacak i cili i trembet politikanëve radikal në Francë dhe për këtë arsye mban qëndrim të ashpër për zgjerimin e BE.
"Jam edhe votues i Macronit. Nuk kishte zgjedhje tjetër pasi ishin vetëm ekstremistët. Jam thellësisht i zhgënjyer nga Macron. Kjo do i kujtohet pas shumë vitesh ashtu siç gabuan gjatë luftës në Bosnje Hercegovinë. Në një moment kaq kritik, ku i janë hapur negociatat Serbisë dhe Malit të Zi duke ditur se çfarë kanë bërë serbët, për të gjithë shqiptarët është një vendim zhgënjyes. Kjo vë në pikëpyetje zgjerimin e BE. Nuk e ka personale me Shqipërinë Macroni. Për të ardhur keq që ne bëhemi kurban i një dickaje politike brenda Francës. Është politikan po vepron si frikacak, nuk ja jap votën më." Ka thënë ndër të tjera Ralf Gjoni.
Për sa i përket përçarjes që ka nisur në grupin Demokrat në Kuvend, deputeti Ralf Gjoni ka thënë se kjo është normale pasi kudo në botë brenda një grupi parlamentar ka përplasje dhe fërkime.
Më pas Gjoni ka paralajmëruar se mund të ketë edhe përçarje të tjera, megjithatë të gjithë deputetët e e opozitës brenda Kuvendit janë bllok dhe do të veprojnë për të miratuar Reformën Zgjedhore.
"Nuk preket kauza jonë, kjo i shërben në fakt. nuk do ketë ndryshim të Kodit zgjedhor pa kaluar në Komision. Nuk më intereson ca thote mazhoranca. Ne jemi bllok. Nëse ata mund të tentojnë për 4-5 që të marrin mund ta bëjnë por shqiptarët nuk mendoj që kanë për ta lënë kështu. Por në të kundërt në qafë e paçin. Ne do të arrijmë të bindim popullin që të detyrojë mazhorancën për ndryshimin zgjedhor. Gjermania foli për Reformë Zgjedhore, BE po ashtu. SHBA po na mbështet. Nuk ka ndërkombëtar që thotë për miratimin e Kodit nuk duhet të preket sistemi. Mazhoranca ka rënë dakord për grupe pune. Ne do bëjmë draftin tonë si komision. Kur ne flasim për sistem jo vetem lista të mbyllura lista të hapura, por edhe transparenca e financimin, funksionimin e partive etj. Besoj se do të kushtëzojmë mazhorancën për Reformë." ka thënë Gjoni.
Duke folur në lidhje me rrugën e Integrimit të Shqipërisë ne BE, deputeti Ralf Gjoni është shprehur se ai vetë së bashku me popullin shqiptarë po lodhen nga kjo fazë. Ai ka deklaruar ndër të tjese është i lodhur nga standardet e dyfishta që ka përdorur BE ndaj Shqipërisë.
Gjoni ndër të tjera ka thënë se Franca ka problemet e veta të brendshme dhe me Britnainë dhe nuk do tja dijë për të tjerët. Në fund deputeti Gjoni është shprehur se Shqipërisë i duhet të bëjë reformat për vete dhe jo për Bashkimin Europian.
"Mos hapaja e negociataeve do të jetë një katalizator që shqiptarët të mso thonë se zgjidhja vjen vetëm nga Europa. Por nga vetja jonë. Djalli fshihet në detaje. Ne kemi arritur të avancojmë një sistem në Drejtësi. Pas ngritjes se SPAK, BKH, Kushtetuesen do të presim rezultat. Tani duhet Zgjedhorja. Të bashkohen forcat dhe të detyrojmë mazhorancën që të ulet në tavolinë dhe të ndryshojë sistemin." ka thënë ndër të tjera Ralf Gjoni.
"Jemi lodhur të gjithë nga Integrimi europian, unë jam lodhur shumë! Ka qenë ëndrra dhe fabula që janë fshehur politikanët e korruptuar, unë nuk besoj në ëndrra por në realitet. Bërjen e ëndrrave realitet. Është bërë kauz Reforma Zgjedhore, kjo është fitorja jonë e parë. Dhe ulja në tavolinë e mazhorancës dhe forcave të tjera nëse duan që të bëjmë reformim të sistemit zgjedhor" ka thënë më pas Ralf Gjoni.
A ka ne parlament deputet pa nenshtetesi te huaj ?
PërgjigjuPo keta te gjithe jane pjelle e Likes dhe servile te tij! Eshte shume vone te jesh trim!