Pas arrestimi të presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro, tashmë SHBA duket se i ka kthyer sytë nga Kolumbia dhe nga Groenlanda. Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se vendi i tij "ka nevojë për Groenlandën".
Për Ralf Gjonin, ish-zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, SHBA nuk mund të marrë Groenlandën me forcë. I ftuar në emisionin ‘Bota Report’ në Report Tv, ai tha se një veprim i tillë do të përbënte shkelje të sovranitetit dhe të marrëdhënieve të besimit brenda aleancës së NATO-s.
‘Amerika është prezente në Greonlandë sepse ka disa baza ushtarake atje. Unë se kuptoj këtë maninë e Trump për të përvetësuar territorin e Greonlandën si pjesë e SHBA-ve nëse duhet që ta bëjë me forcë, i bie që ta marrë peng. Në këtë moment do të kemi një shkelje të sovranitetit dhe shkelje të besimit të NATO. Këtu për mua do të ishte kulmi. Nëse Venezuela ka disa arsye pse ikja e Maduros ishte gjë e mirë për popullin, pra atje kishte arsye, ndërsa në Greonland unë nuk shoh arsye pse’, tha ai.
Për Ekspertin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Dritan Hoti, fokusi kryesor i SHBA-së mbetet hemisfera perëndimore, veçanërisht Amerika Latine.
‘Për SHBA prioriteti kryesor është hemisfera perëndimore ku përfshihet Amerika Latine pasi duke mënjanuar çdo influencë të fuqive në ngjitje të cilat do të kishin edhe për qëllim të rivitalizonin potencën amerikane kështu është ruajtur Amerika që të mos jetë e rrethuar nga vende rivale. Venezuela në pikëpamjen amerikane bashkë me Kubën, quhet edhe ai filli ideologjik që ka të bëjë me ideologjinë e bolivarizmit që do të thotë vendet e Amerikës latine s’duhet që të ishin të nënshtruara nga asnjë fuqi e huajë. Trump ka afishuar hapur anën merkantiliste utilitariste të politikës së jashtme ku ka naftë dhe këto interesa ndërthuren me njëra- tjetrën’, tha ai.
Komente










