TIRANE – Katër të plagosur janë shënuar gjatë ditës së sotme në garën e “Rally Albania” ndërsa një motorr ra në humnerë dhe një makinë u përfshi në një tjetër aksident.
Shqiptarja.com ka mësuar se të plagosurit janë italianët Masimo Kavinato dhe Xhankarlo Rosini. Gjithashtu janë plagosur edhe holandezi Martin de Jong dhe polaku Gregori Stefan i cili tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.
Aksidenti me gjermanin dhe polakun ndodhi paraditen e sotme, ndërsa makina me dy sportistët italianë u përplas gjatë pasdites së sotme në Steblevë.
Edicioni i 8-të i Rally Albania startoi të shtunën paradite rreth orës 11:00. Piramida ishte pikënisja e garuesve te cilët do të përshkojnë me automjetet e tyre thuajse 80 % të territorit shqiptar, në një javë emocionuese që ka mbledhur rreth 320 pilotë nga 22 shtete të botes.
(Në foto: automjeti i aksidentuar sot)
(rb/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com