VLORË - Tashmë do të jetë realitet. Projekti Lungomares, që prtiet të transformojë vijën bregdetare të Vlorës por jo vetëm , do të nise zbatimin në vjeshtën e këtij viti dhe do të jetë gati për qytetarët e Vlorës e turistët në vjeshtën e vitit 2015. Këtë e theksoi dhe kryeminitri Edi Rama, prezent në shëtitoren e qytetit bregdetar, ndërsa merrte pjesë në prezantimin e pjesës së parë të projektit Lungomare , që përfshin segmentin nga shëtitorja tëk porti e deri tek tuneli. 

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi se, falë edhe ndarjes së territoriale të vendit, ky projekt do të shtrihet edhe në Himarë dhe Sarandë.

Rama tha se, në bazë të hartës së re ku bregdeti i jugut do të ketë tre bashkitë e mëdha (Vlora, Himara dhe Saranda), do t’u mundësohet zhvillim dhe integrim edhe zonave pranë detit ashtu edhe atyre në thellësi, por siç nënvizoi vetë kryeministri peshën kryesore do ta ketë Vlora. 

Fjala e Kryeministrit, Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit publik Lungomare, në Vlorë

“Po ashtu është me rëndësi që ky projekt fillon me transformimin rrënjësor i reformës të ndarjes së re administrative. Tani Vlora do të shtrihet në një hapësirë më të gjerë, dhe Joni do të fillojë me Vlorës, Himarën e përfundojë me Sarandën. Por jo vetëm me detin por me gjithë territoret, ku do t'i japim zhvillim tregtisë dhe blegtorisë dhe të treja këto pika kyçe kanë marrë një forcë të re dhe janë në një potencial më të madh të zhvillimit falë integrimit të të gjithëq komunave në përbërje të këtyre tre bashkive të mëdha, çka do të thotë se garantohet një integrim më i madh i pjesës që jeton pranë detit dhe asaj më në thellësi. Për të gjitha këto ky projekt ka rëndësi të veçantë dhe bazuar edhe të forca e re që i jep ndarja e re admninistrative, ne do të fillojmë nga puna që hapja e këtij sipari të shoqërohet me zhvillimin e këtyre tre bashkive ku Vlora padyshim ka rolin e qendrës së gravitetit.” theksoi Kryeministri i Shqipërisë

"Në vjeshtën e 2015 projekti ka përfunduar"
Kryeministri, u shpreh se qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë këtë projekt në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Në këtë kuadër, kryeministri tha se qeveria ka një plan të qartë për zhvillimin e këtyre tre bashkve të mëdha

“Në këtë aspekt dua të theksoj se ne kemi një plan shumë të qartë, dhe ministria po punon për të bërë të mundur që qoftë përmes financimeve të brendshme ose të huaja të sigurojmë që zhvillimi që fillon si një gazë transformimi të prekë Vlorën dhe të shtrihet në zemrën e tre bashkive të mëdha. Deri tani kemi çliruar 95 mijë metra katrorë sipërfaqe nga mbeturinat inerte dhe qytetarët e Vlorës të kenë mundësi që duke filluar nga vjeshta e vitit të ardhshëm të shijojnë frutin e kësaj pune të madhe e të përbashkët.” u shpreh kryeministri

Edi Rama
(Në foto: Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit)

"Projekti u realizua në kohë rekord"
Kryeministri, u shpreh se projekti i vijës bregdetare për qytetin e Vlorës është realizuar në kohë rekord, ndërsa shtoi se ka marrë në konsideratë të gjitha problematikat e qytetit. Ai u shpreh se qeveria ka hequr 45 mijë tonë mbeturina inerte dhe ka çliruar deri tani rreth 95 mijë metra katrorë sipërfaqe.

"Është një moment i bukur sepse kurorëzojmë një premtim tonin për transformim të vijës bregdetare në mbarë vendin që nis me këtë gur themeli në Vlorë. Po ashtu ky projekt na garanton një nivel realizueshmërie duke qenë një projekt sa i thjeshtë aq edhe i mrekullueshëm, ku arkitektët kanë mishëruar nevojat dhe aspiratat. Ne sot kemi në dispozicion një projekt të realizuar në kohë rekord për volumin e çështjeve dhe po ashtu në kohë rekord edhe çështjen e vijës bregdetare, që është edhe më e rrahur dhe më prezantuese e qytetit dhe e gjithë kësaj krahine. Nga ana tjetër jam i bindur që bashkërisht, ne do ta shoqërojmë projektin në vijim, gjatë gjithë periudhës së realizimit dhe do të bëjmë të mundur që aty nga ku ne hoqëm rreth 45 mijë tonë mbeturina inerte dhe ku kemi çliruar deri tani rreth 95 mijë metra katrorë sipërfaqe, qytetarët e Vlorës, familjet vlonjate, në mënyrë të posaçme gjyshet e Vlorës, që deri kur arrijnë 100 vjeç, asnjëherë nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të bëjnë shëtitje, bashkë me nipërit e mbesat, të kenë mundësi që duke filluar nga vjeshta e vitit të ardhshëm ta shijojnë në realitetin e ri të vijës bregdetare, frytin e kësaj pune të madhe të përbashkët, mes qeverisë sonë, mes studios projektuese, faktikisht të dyja studiove që po bashkëpunojnë, një studio e famshme ndërkombëtare dhe një studio e mirë shqiptare, Bashkisë Vlorë dhe gjithë komunitetit këtu në Vlorë, që deri tani ka qenë mjaft mbështetës, por unë e di shumë mirë se, nëse oreksi vjen duke ngrenë, oreksi i vlonjatëve shtohet edhe pa ngrënë." tha Rama

Prezantimi i projektit të sotëm kishte të bënte me fazën e parë të tij që përfshin zonat e shëtitores, portit dhe tunelit në qytetin e Vlorës.

Në shkurt të këtij viti, juria finale ndërkombëtare, e përbërë prej 9 anëtarësh, arkitektë e ndërtues të mirënjohur, përzgjodhi projekt-propozimin e studios belge “XDGA”, e përfaqësuar nga Xaveer de Geyter, si vizionin më të mirë për shndërrimin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës në njërën prej pikave më tërheqëse të Mesdheut. Ky projekt u përzgjodh, mes 5 projekteve më të mira për vijën bregdetare të Vlorës. Ai pritet të nisë punimet në shtator të këtij viti dhe të përfundojë ato brenda 1 viti. 

Edi Rama
(Në foto: Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit)

Gjermeni: Projekt pilot, do të shtrihet dhe në qytete të tjera
Ndërkohë nga ana e saj, ministrja e turizmit, Eglantina Gjermeni, tha se ky projekt është një projekt pilot i qeverisë shqiptare që do të shtrihet në gjithë vendin për t’u dhënë zhvillim.

Gjermeni theksoi se ky është një premtim i qeverisë për rigjallërimin e zonave urbane e rurale me potenciale, ndërsa shtoi se përfitues të këtij projekti do të jenë jo vetëm qytetarët e Vlorës, por të gjithë ata turistë e vizitorë të qytetit bregdetar.

“Kam kënaqësi që jam këtu aq më tepër që ky projekt pas 5 muajsh është gati për tu zbatuar. Shmuë shpejt do të kemi mundësi ta jetësojmë këtë projekt. Pse jo them se të gjiha potencialet për zhvillimet e turizimit janë këtu dhe ky projekt ështyë një aset i shtuar. Kur ky projekt u fitua, u konsultua me të gjithë banorët, që sot kur të prezantohet të ketë edhe opinionin tuaj. Ky do të jetë projekt pilot për të përmirësuar qytetet shqiptare përmes fondeve publike. Objektivi është krijimi i hapësirave publike për të zhvilluar qytetet e Shqipërisë. Ky projekt është një premtim i mbajtur në kohë rekord për rigjallërimin e zonave urbane e rurale që ofrojnë potenciale të jashtëzakonshme, projekt i sotëm është pikërisht synimi që qeveria ka për të krijuar sinergji të reja. Për të arritur deri këtu na është dashur nisma për ta rehabilituar këtë zonë deri dje të deformuar. Qytetarët janë përfituesit direkt të këtij projekti, por jo vetëm, sepse Vlora është dhe do të mbete një destinacion ndërkombëtar. Sot dua të falenderoj të gjithë aktorët e përfshirë në këtë projekt që u realizua në kohë rekord.” tha ministrja Gjermeni

gjermeni
(Në foto: Ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni, gjatë prezantimit të projektit)

de Geyter: "Faza e dytë në nëntor, ja ndryshimet e shëtitores dhe gjelbërimit"
Gjatë prezantimit të fazës së parë të projektit të vijës bregdetare, arkitektët e studios fituese preznatuan ndryshimet që do të sjellin me zbatimin e tij. Përfaqësuesi i studios belge Xaveer de Geyter, tha se shëtitorja e qytetit si dhe sheshi që pritet të ndërtohet, kanë një sërë problematikash të cilat janë marrë në konsideratë nga arkitektët për mënjanimin e tyre.

Po ashtu sipas de Geyter tha se gjelbërimi është një tjetër çështje me fokus të veccantë, ku theksoi se projekti parashikon shtimin e hapësirave të gjelbërta duke ruajtur ato aktuale. Ndërkaq, përfaqësuesi belg, shtoi ndër të tjera se faza e dytë e këtij projekti do të prezantohet në nëntor të këtij viti.

“Faza e dytë e projektit do të dorëzohet në nëntor. Me qëllim që të projektojmë një shesh solid, do ta bëjmë duke kufizuar nga rruga nga njëra anë, nga shëtitorja nga ana tjetër. Sheshi do të përdoret për qëllime e aktivitete të ndryshme i cili ka hapësira grumbullimi.  Çështje tjetër, është shëtitorja e cila ka një sërë problemesh. Ajo ka një lidhje shumë të pakët me detin, ku 60% e gjatësisë nuk është e përdorshme në gjendjen aktuale. Është e rëndësishme të shohim edhe derdhjet e ujit nga mali. Duhet të gjejmë një zgjidhje teknike, që të orientohen si përrenj të vegjël në shesh. Ajo çka ka rëndësi për ne është që të kemi një dallim të hapësirave publike. Pemët, një tjetër çështje me rëndësi. Gjatë konkursit ne propozuam pishat, të frymëzuara nga pylli i sodës. Do të jetë thelbësore të fillojmë nga ajo që ka, që do të thotë se ka pemë të mbjellura aktualisht dhe ne nuk duam të heqim apo presim asnjë, por do të ndihmojë që të ruajmë këtë hapësirë të gjelbër, madje do të mbjellim të reja, që do të sigurojnë imazhin e përgjithshëm që të ketë më larmi. Pemët e pishave do të jenë përgjatë shëtitores. Pemët e pishës nuk do të duken si në pyllin e Sodës sepse po flasim për një pyll por do të jenë më individuale për të dhënë më tepër cilësi. Shëtitorja do të jetë më e ndriçuar për të dhënë imazhe të ndryshme dhe cilësinë që ne kërkojmë.” tha Xaveer de Geyter

lungo mare
(Në foto: Xaveer de Geyter gjatë prezantimit të projektit)

Përfaqësuesi i studios shqiptare: Ja risitë e projektit
Ndërkaq, përfaqësuesi i studios arkitekturore i kompanisë shqiptare të kontraktuar nga firma belge, listoi një sërë risish të tjera që ky projekt do të sjellë. Ai tha se ky projekt zgjidh marrëdhënien mes detit dhe qytetit dhe duhet të adresojë këtë element, vizionin e qytetarëve dhe të turizmit. 

“Sa i përket trafikut, Vlora ka një problem mbivendosje e trafikut lokal me atë kombëtar. Kjo duhet të zgjidhet.”- tha ai duke se përsa i përket transportit publik, vëmë re se mungon një linjë ujore që duhet të realizohet në të ardhmen pasi qytetarët mendojnë se autobusi duhet t’i përkasë të ardhmes dhe prandaj duhet një fuqizimi i transportit publik. Një nga objektivat e tij është përdorimi i tij gjatë gjithë vitit.

Edi Rama

Përfaqësuesi i studios arkitekturore i kompanisë shqiptare shprehet se transporti publik duhet të ketë një strukturim më të mirë duke shtuar se duhet të shtohen urbanët. Sa i përket parkingut, ai tha se duhen parkinge vertikale. Ndërsa për plazhet ai shtoi se ato do të organizohen në 3 nivele.

"Sa i përket trafikut, Vlora ka një problem mbivendosje e trafikut lokal me atë kombëtar. Kjo duhet të zgjidhet. Ne mendojmë se karakteri i shëtitores duhet të jetë më i lidhur me bulevardin. Sa i përket transportit publik, vëmë re se mungon një linjë ujore që duhet të realizohet në të ardhmen. Qytetarët mendojnë se autobusi duhet t’i përksë të ardhmes dhe prandaj duhet një fuqizimi i transportit publik. Një nga objektivat e tij është përdorimi i tij gjatë gjithë vitit. Mendojmë që në të ardhmen të ketë edhe një qendër kulturore. Mendojmë dy sektorë sportiv dhe sheshin e madh dhe në pjesën më jugore një zonë aktive edhe gjatë stinës së dimrit. Zona e portit duhet të ndryshojë pamje përmes një vizioni. Parkimet, do të duhej të transferoheshin në parkime vertikale. Po ashtu mendojmë disa shërbime, që kanë të bëjnë që me kioskat e gazetave e deri tek lokalet. Shërbimet e plazhit, duhet të ketë një menaxhim të qartë dhe të lidhura me komplekset pritëse. Po mendojmë për plazhin e organizuar, plazhin super të organizuar dhe atë të lirë. Është mirë të zhvillohen pingul me bregun që mos të ketë një shpërndarje të çregullt të tyre." bën të ditur ai 

Rama: Frut i bashkëpunimit të studios së huaj e asaj shqiptare
Kryeminstri Edi Rama, ndodhet në Vlorë ku po prezantohet projekti i vijës bregdetare të këtij qyteti i quajtur “Lungomare”. Gjatë prezantimit, ai nuk ka ngurruar të postojë një foto në Twitter, ku e vlerëson këtë projekt si një ndërveprim mbresëlënës mes një studio të famshme ndërkombëtare dhe asaj shqiptare.

“Projekti frut i nje nderveprimi mbreselenes mes nje studioje te famshme nderkombetare dhe nje studioje shqiptare.” shkruan Rama në Tëitter

rama twitter
(Në foto: Postimi në Twitter i kryeministrit Edi Rama)