Rama: Akt brutal, Berisha
në këmbë 3 nga mercenarë
Për liderin socialist një veprim i tillë ishte i pritshëm nga Berisha, i cili është i sigurtë se zgjedhjet i humbet me votë plebishitare dhe po kërkon të qëndrojë në këmbë falë një "grushti qorrash e mercenarësh, të verbuar nga joshjet e pushtetit të korrupsionit".
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste e cilësoi një akt brutal në kundërshtim me Kushtetutën por dhe kundër SHBA e Europën, veprimin e djeshëm të kryeministrit Berisha për shkarkimin e anëtarit të
KQZ-së, propozuar nga LSI Ilirjan Muho
Për liderin socialist një veprim i tillë ishte i pritshëm nga Berisha, i cili është i sigurtë se zgjedhjet i humbet me votë plebishitare dhe po kërkon të qëndrojë në këmbë falë një "grushti qorrash e mercenarësh, të verbuar nga joshjet e pushtetit të korrupsionit".
Për Ramën, veprimet e Berishës kundër Amerikës dhe Europës do i jepet fund më 23 qershor kur Berisha do të largohet nga pushteti edhe sikur t’i numërojë votat në shtëpinë e tij.
Rama mblodhi grupin parlamentar vetëm pak minuta pasi përfundoi takimin me Baroneshën Ashton në hotel Sheraton.
"Ashton solli mesazhe të forta të përcjella me elegancë. Ajo që ndodhi dje nuk goditi vetëm Kushtetutën, ligjin, zgjedhjet, por Shqipërinë në sytë e miqve dhe të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët paralajëmruan më përpara për pasojat e këtij akti brutal, tipik për një sundimtar të marrë fund, që rri në këmbë falë një grushti mercenarësh të verbuar nga joshjet e pushtetit të korrupsionit - tha Rama.
Për kryetarin e PS-së seanca e djeshme ishte “një fotokopje e seancës së zgjedhjes së presidentit në mars të 1997 për nga hapësirat tërësisht të izoluara qoftë së brendshmi qoftë së jashmi ku u zhvilluan”
“Është e qartë se kryeministri në ikje po e përjeton keq e më keq verën e një vetmie të madhe ku ka mbetur pa asnjë aleat serioz fillikat i rrethuar nga qorra e mercenarë përballë një furie popullore që do i japë fund sundimit të tij me votë për një rilindje shqiptare. E kemi ditur që në krye të herës kë kemi përballë, tani e kanë të qartë të gjithë ata që ushqenin ndonjë iluzion se kë ka Shqipëria në qafë. Të gjitha manovrat e Saliut nuk kanë asnjë shans të ndryshojnë fatin e zgjedhjeve. Ka vendosur të bëjë kundër Amerikës e Europës për të qëndruar në një pushtet që do të rrijë në këmbë deri më 23 qershor falë këmbës së Saliut dhe 3 këmbëve të marra nga rruga e mercenarizmit. Një gjë duhet ta dëgjojë edhe sikur në shtëpi të numërojë votat, Saliu do të largohet nga pushtetit me një votë plebishitare që nuk e mbyll dot më brenda në kuti bashkë me Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. 23 Qershori dita kur Shqipëria do të vendosë dhe asgjë nuk e ndal dot në vendimin e saj sovran”- nënvizoi Rama.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.2%
-
Jo
25.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1739
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26