TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk rresht së bëri thirrje ndaj liderëve evropianë që të pranojnë në gjirin e vet sa më shpejt Shqipërinë e vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. “BE duhet të përmbushë pritshmëritë që kanë shqiptarët e gjithë Ballkani ndaj Integrimit Evropian, përndryshe hapësira për zhvillimin e islamit radikal do jetë e madhe”, deklaroi kryeministri Edi Rama për të përditshmen britanike, Financial Times.
Ai shprehet se ka kujtime përcëlluese e mizore të izolimit të çmendur që kishte komunizmi shqiptar nën Enver Hoxhën. Kjo është arsyeja pse Rama dëshiron, sipas FT, që e ardhmja e Shqipërisë të jetë në BE. “Lodhja nga zgjerimi [në vendet e Evropës Perëndimore] është një lloj vetëkënaqësie për ata që kanë harruar motivin pse BE është ndërtuar në vendin e parë. Jam i sigurt se etërit themelues të BE do turpëroheshin.
Pikëpamja ime e përulur është se Evropa ka nevojë për Ballkanin sot aq sa Ballkani ka nevojë për Evropën. Kjo, për shkak se zgjerimi në Ballkan është, para së gjithash, një çështje e sigurisë për Evropën”, tha Rama. Ai thotë se 10 vjet më parë, 98% e shqiptarëve besonin tek Amerika, pastaj tek zoti dhe Evropa. Sot, sipas tij, kjo s’ndodh më dhe paralajmëron për rrezikun për përhapjen e Islamit radikal në Ballkan. “Një person i ri në Tunis ose Tobruk ndjen se nuk ka të ardhme.
Por, në Shqipëri, ylli në qiell është Evropa. Nëse BE nuk është në gjendje të shfaqet në mënyrën siç pritet, do ketë një hapësirë të madhe për Islamin radikal. Në rajonin tonë të Ballkanit, janë myslimanë më pro-amerikan dhe pro-evropian në botë”, tha Rama, duke iu referuar komuniteteve myslimane në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.
“Por kjo po ndryshon, s’është siç ishte edhe 10 vjet më parë. 10 vjet më parë, do të kishte qenë e pamundur të kishte luftëtarë të huaj nga Shqipëria [për të luftuar në Irak ose Siri]. Rreth 98% e njerëzve besonin tek Amerika, pastaj në Zot, pastaj te Evropa. Sot kjo nuk është kështu“, nënvizoi Rama.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO